Poezi nga Sabrie Selimaj

 

Sabrie selimaj

Poezi nga Sabrie Selimaj

 

 

PASURIA MË E ÇMUAR DASHURIA

 

Kohë e kohë më parë,ishte ndryshe,
sytë e buzëqeshjes,reflektonin çiltërsi,
tani përshendetja është mërmëritje,
kokën duke tundur, fjala heshtur rri,

Të them të drejtën, ndihem n`siklet,
ç`farë e tjetersoi ,të mirin respekt,!?
ftohur dashuria, karshi njëri-tjetrit ,
nga koha marramendse,e interesit,

Kokën duke tundur,zë e flas me vete,
çfarë kuptim vallë, ka kjo lloj jete?
frymarrja e çiltërsisë është dashuria,
pse sjelljen ndryshoi, vallë njerëzia!?

Valët e interesit si breshëri në beharë,
prishi lulet çelur ,rrënjët në diell dal,
shpirti i ndrydhur si oxhaku me blozë
buzëqeshje kyçur , si dera me lloz,

Në odat e burrave s`ka më qeleshe ,
miladierët krekosur, si të `vjela vjeshte,
varfëria përtypet në pritjen e gjatë…
respekti ngujuar në heshtjen e vrazhdë,

Kohë më parë, vllazërim e bashim,
tani njëri -tjetrin, shikojnë me përçmin,
për një cop tokë ,vret vëllai-vëllanë,
mohon nënën, mohon dhe babanë…

Kjo jetë kalimtare, kthim s`ka prapa,
nga lakmia o njerëz, po u zë vapa,
mendoni një çastë ,mos ikni vrapuar,
dashurija vllazërore, pasuria më e çmuar !

 

 

 

KAM FRIKË…

 

Sa kohë do qëndrojmë shpresuar!?
në mjegullën e fjalëve pa-bereqet,
mbase një gjë e keni harruar …
mjegulla largohet, kur dielli troket,

Kam frikë, se shumë gjëra të tjera…
ju mbajnë peng,s`ecin dot përpara
ndonjëherë më vjen t`u qaj me oiiiii
kur krekosi me ”arritjet” tuaja përralla…

Frika, ju bren gjerë në kock, e di,
se frika ka lindur përpara njeriut,
ulërimat tuaja më kallin neveri….
raliteti është trasparent në tërsi…

Hijes së vet njeriu, kurrë si ikën dot,
as deti i gjërë, s`kalohet po s`dite not,
ethet për pushtet sa vin e shtohen
nga lukset e tepërta sytë u errësohen,

Fjalve të tepërta vërtetë u doli boja,
ulërimat tuaja prapa lën pasoja…
doni, apo s`doni ju,koha u`la zbuluar,
përballja me drejtësinë, ju ka tërbuar…

Nuk e di perse, si vini gishtin kokës!
mendoni një çast, për njerzit me nevoj ,
e neveritshme është vërtetë e juaja lojë
tani nga mashtrimet tuaja, kemi mjaftë provoj.

Ca majtas ca djathtas,tokën po coptoni,
mjerimin në vatra si ushqim po e shtroni
luksi nga djersa jonë, ju ka marrosur fare
nga bëmat tuaja ,po qajnë fusha e male!?

 

 

 

ÇILTËRSIJA JOTE

 

Bukuritë kurrë s`kan të mbaruar,

Ti je bukuria ime, n`çdo vështrim,

Hapi përkrah teje, më ka lartësur,

dashuria engjullore i vetmi shkëlqim

 

Çiltërsia jote përherë si kristali,

bukuria mbi bukuritë t`jesh njeri,

kur loti pikoi, byzëqesha e ndali

krahëhapur vinje, si shqipe,ti…

 

Bukuria jote, si vështimi i hënes,

ritëm gazmorë, trokitjet e zemrës,

në baçen e shpirtit, lule dashuria,

ylber harkuar qëndronte lumturia,

 

Çiltërsia jote, nuri i buzëqeshjes,

cicërimat e shpirtit, freskia e jetës,

çdo hap i hedhur drejtë lumturisë,

ishte fruti i ëmbël i dashurisë….

 

 

 

JU QË DASHURONI

 

Ju që dashurisë i këndoni me cicërima,
si zogjët agimeve, kur qielli s`ka më re,
krahëhapur vini me tuajat dëshira…
në baçenë e lumturisë,ku dashuria ka fole,

Ju që dashurisë i këndoni me aq etje…
duke i bër serenadë,mbrëmje e agim,
në prehrin e mekatit si merimaga në endje,
thurni nxituar, shportën e dëshirës ëndërrim,

Ju që dashurisë i kendoni gjerë në perëndim,
me cicërimat e sinqeritetit, ujitini lumturinë
në udhën tuaj, dielli kurrë s`do ketë perëndim
kush dashuroi me zemër, parajsen ka shpërblim,

Ju që dashurisë i këndoni vetën më vargje,
duke kaluar përtej imagjinates, çfrenuar…
harroni se dashuria, s`është refreni i një kënge,
ajo është ndjenja e kulluar,nga burimi zemër…

Këndoni dashurisë, me melodinë e zemrës,
duke e parë sy më sy ,buzëqeshjen diellore..
Dashuria e vërtetë, pagëzuar me emërin femër ,
femra është nënë, dashuria nga drita hynjore.

 

 

 

TOKË E PËRGJAKUR

 

Në ”emër” të Allahut, po bëjnë bakërdinë,
diktatorët e etur për famë e pushet…
gjerë kur do vazhdojnë kështu, se dimë,
durim sosur, shpresojmë në Perendinë…

Ca shushunja s`ngopen kurrë me gjakë,
botën kërkojnë ta kthenjë në fuçi baruti
po lajnë tokën e luëzuar me gjakë…
kurban i ligësisë, populli i vuajtur çdo-çast.


Qan nëna fëmijët, qanë toka e gjakosur,
ç`farë po ndodh, këtë po përpiqem ta di !?
sytë kthyer nga qielli,mbuluar me tym t`zi,
shpresuar gjynjëzohen,thërras o Perëndi.

Në emër të popullit ,të zhveshin dinjitetin,
t`rrahin t`turturojnë nën siglen e pushtetit
heshtja e sehirxhive do shperthej si vullkan
frika qëndron. Nesër kush do bëhet kurban!?

Bota nga kush po trazohet,vallë o Zot!?
nga lakmija për pushtet,apo nga Djalli vet,
Planeti po kthehet vërtetë në flakë ferri,
zgjohuni o njerëz,mos mbani sytë nga qielli!?
*
Vargjet shkruar, po të doni mos i lexoni !?
por politikës o njerëz ,kurrë mos i besoni.
Bota e përflakur nga kthetrat e djallzisë
është vepëra e djallit .. jo e Perëndisë….

 

 

 

RËNKOJ UNË. RËNKON DHE TOKA IME 

 

Kjo stuhi fjalësh, shpirtin ç`më godet ,
unë zog krahthyer,në pyllin e shkret …
përpiqem t`i zgjidh nyjet e ëndrrimit, më kot!
e djallzuar koha, e djallzuar mendja kokëfort?

Kohën harxhoj kotë, në portën e ëndrrimit?
e largët po më duket, dhe dita e gjykimit ,
lodhur nga vapa e madhe e Korrikut ,
zhytur në detin e pa fundë të zhgënjimit,

Rënkoj unë, rënkon dhe toka ime….
Kaloi një çerekshekulli, kaloi rrukullimë,
nga vemi, dhe kujtë t`i besojmë, se dimë!?
gjithandej gjinkallat, zhu -zhu, gumëzhijnë,

Në gjumë të thellë, na vuri zhgënjimi…
po ku është fshehur vallë, o zot durimi !
si delet e urta, udhve të shpresës vemi,
me gënjeshtrat e çerekshekullit ,ushqehemi!?

Ç`farë mallkimi kemi, o toka ime!?
kujt ti rrëfehemi, e nga kush t`presim!?
kuturu do vazhdojmë, përsëri të ecim,!
gjerë sa, në llumin e viteve të ngecim,

Zgjohuni o njerëz të mirë zgjohuni…
kaloi një çerekshekulli duke shpresuar
nga të pangopurtit vallë, më ç`po prisni.!?
apo duruar, do qëndrojmë, gjerë sa t`vdesim’?

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s