Shkëlqimi dhe mjerimi i Gjeniut ( Vëzhgim letrar dhe interpretime të veprave të Migjenit! ) -Në vend të mbylljes. / Nga ( Hamdi ) Erjon Muça

Shkëlqimi dhe mjerimi i Gjeniut

 

( Vëzhgim letrar dhe interpretime të veprave të Migjenit! )

-Në vend të mbylljes.

 

 

-erjon_muca_549317221

Nga ( Hamdi ) Erjon Muça

 

 

Në fakt nuk ekzisotn asnjë vend

në shoqërinë ordinare

për një individ të jashtëzakonshëm.

 

Shaw

 

 

Ndjej vështirësi në këtë pikë. Kam ardhur afër fundit, por është normale që të mos jetë fundi. Migjeni me të vërtetë na la vetëm një grusht poezishë e tregimesh, por thellësia e tyre të jep përshtypjen e abisit! E as unë, e askush tjetër nuk mund të pretendojë të thotë gjthçka. Në fakt se kam pasur fare këtë qëllim dhe as mëtova t’ia vendosja vetes, gjatë punës time të gjatë. Atë që desha dhe që e shpreha që në fillim, shpresoj t’a kem arritur: unë u mundova dhe vlerësimi nuk më përket mua.

Ndaj për këtë pjesë u konsultova gjatë me mikun tim profesor Anton Nikë Berishën mbi një mëdyshje: unë doja ta quaj në vend të pasthënies kurse profesori më këshilloi që ta titulloja në vend të mbylljes. Fitoi kjo e fundit, racionalisht, pasi nuk mund të quhet pasthënie, për arsyen e mësipërme kurse kështu shkon: në vend të mbylljes së këtij punimi! Në fakt unë as për të gjitha punët e Migjenit nuk kam shkruar.

Nuk e kam prëmendur fare poezinë “Zgjimi”, duhet të flisja për dëshirën dhe vullnetin e një individi, për t’u shkëputur nga gjithçka e gabuar e mbrapshtë, të cilën na e dhuruan shekujt dhe pushtuesit e shkuar.

Duhet të kisha folur për poezinë “Shkëndija”, për egoizmin e qenieve njerëzore, sepse siç thoshte Wilde: Egoizëm nuk është të jetosh siç ke dëshirë, por të kërkosh që të tjerët të jetojnë siç do ti! Pra për egoizmin e qenies njerëzore, shqiptare, që nuk pranonte madje edhe as nuk pranon që dikush të dalë nga rreshti i paracaktuar prej askushëve…

Nuk fola as për “Kangën e rinisë”, për të drejtën natyrore që për shkak të idiotësive, ndrydhet, dhe nuk shohim të rij me moskokëçarje, me vrull jetësor, me naivitet, me dritë në sy dhe gaz në buzë, por shohim të rij naivë, fotokopje të pleqve kimikisht të degraduar…

 

 

migjeni

Millosh Gjergj Nikolla

 

Nuk fola as për “Recitalin e Malsorit”, për malin e paradoksve njerëzore, të dilemave ndërgjegjësore, të shtypjes së njeriut nga vetvetia, të pafuqishmërisë për të kuptuar se asgjë nuk ka më rëndësi se vetë jeta…

Anashkalova poemën “Lagjia e Varfun”, varfërinë që i ka rrënjët tek injoranca, që plehërohet nga pamundësia dhe nga mungesa e dëshirës për dituri, dhe krasitet nga bindja qorrazi tek besimet, bindjet, e sa e sa idiotësi të tjera shtypëse…

Nuk përmënda poezinë”Melodi e Këputun”, mëdyshjet dhe brerjet e ndërgjigjes, konfuze, njerëzore. Dy rrugëve të përhershme në jetën e çdo njeriu që jeton mes paditurisë dhe mjerimit…

Nuk u mora fare me ngjashmërinë konceptuale që poezia “Kanga e të Burgosunit” , ka me “Baladën e burgut të Ridingut” të të madhit Oscar Wilde. Padrejtësia njerëzore e kamufluar mbas tingëllimit bosh, të fjalës drejtësi…

Nuk e pëmenda gjëkundi poezinë “Kanga e Dhimës Krenare”, dëshirën e një ndërgjegjie për t’u arratisur nga realiteti shtypës në një realitet që nuk egsiton, por që nuk ia arrin dot dhe bën atë që di të bëjë më mirë: të këndojë, vajtojë, si bilbili në kafaz…

Nuk fola fare për shpotinë, për sarkazmën e stilit Blazak, që ndihet tek poezia “Rima E Tretun”.

E nuk e di se përse anaskalova në këtë lloj mënyrë poezinë “Vjeshta në Parakalim” , anashkalova një seri metaforash të paripërsëritëshme, të papërballueshme për nga ana vizionale. Metafora që duket sikur i japin jetë, në momentet e fundme të sajë, gjethes së, “Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit”…

E lashë pa përmëndur dhunën psikologjike që ndryn poezia “Fragment”. Goditjen që ajo shkakton me anë të krahasimeve të kontradiktave të ndryra ndër vargje: mëshira e të pamëshirëve, besimet e rejta dhe së fundimi, velera më e sigurt e kësajë jete; vdekja…

Ndoshta pa dashur ose me vetëdije, lashë pa përmendur poezinë “Shpirt’ i ri”, ose nën një lloj transi e përmenda ndërsa merresha me polemikën ndaj Arshi Pipës, dhe në një mënyrë ose një tjetër duke mos e përmendur drejtë-përdrejtë, u mora edhe me këtë poezi, duke hedhur poshtë argumentin e vuajtjes fizike dhe duke mbeshtetur argumentin e dhimbjes ndërgjegjësore…

“Motivet” është një peoezi mjaft intime dhe gjetur, nuk e përmenda fjalën e ndjerë, pasi nuk do të thoja asgjë po ta përmendia. Me motive të pafundme është mbushur jeta e njeriut, e ato vdesin bashkë me të, si të vetmet shoqëruese besnike të qenies tradhëtare, njerëzore…

Poezinë “Kanga e Perëndimit” edhe e përmënda edhe jo, ajo hyn tek ato punë që na paraqesin jetën e paradoksales qenie njerëzore, që me t’u shkëputur nga një lloj kontrolli, gati si me vetëdashje, lidhen pas një tjetre metode kontrolluese. Njeriu nuk di të ç,skllavërohet…

Edhe poezinë “Kangë më Vete” nuk e kam përmendur, por thuajse e kam bërë. Kjo poezi, është shkruar me tone shpotitëse dhe jo me tone kritike. Si vetë thelbi i ndërgjegjies së gjeniut, i vetëdijshëm për pafuqishmërinë e vet, në përballje me mbeturinat e panevojshme konceptuale, njerëzore, lëviz vrullshëm sa nga një kah përqasje në tjetrin, për gjetien e rugës së duhur të çlirimit të mendjeve të mbyllura.

Nuk thashë as edhe një fjalë për poeszinë “Shpirtën shtegtar”. Për frymën disfatiste që rend mes reshtave, dhe strofave. Për njeriun e epokës së re, megjithëse duket sikur është çliruar nga vragojtë e mesjetës, nuk kuptohet se përese akoma nuk ka fituar fizicitet por është sërish një shpirt në shtegtim të përhershëm, për të gjetur veteveten…

E thashë që në fillim që Migjeni, ose më mirë, punët që ai na la, më shtyjnë në një valle marramendëse dhe më bëjnë të harrohem. Të harroj faktin që ai ishte pak më tepër se një çunak, e nuk më falet që nuk jam marrë fare me atë pjesë të librit, që në përmbledhje janë titulluar si “Kangët e Rinisë”. Janë një seri poezishë rinore, shëmbylltyra, të moshës më të vrulshme të dhunshme të qenies njerëzore. Periudhë që e bën njeriun të harrojë edhe lëngatën më të egër dhe të shkrihet në një “Ekstazë parnverore”. Dëshira njerëzore, rinore, natyrore, për “Dy buzë”, të kuqe, si gjaku që rjedh me vrull në venat e të riut, e që bashkë me ngrohtësine dhe oksigjenin, në qelizat më ekstreme të trupit rinor, dërgon edhe shkulmet e afshit epshëror. E ai trup shkrihet ndër vizione dehëse dhe shpirti, si në ekstazë, shkrihet, derdh tepricat e avujve turbullues në një “Sonet pranveror”. Janë gjithë këto avuj që e rethojnë dhe që duket sikur i krijojnë një aureol, dashurisë më të pastër, njerëzore, edhe asaj “incestuale”. Rroftë dashuria “Z.B.”, vlera më relae dhe paçmueshme në këtë luginë lotësh mbushur me idiotësi të pafundme, njerëzore… Në këtë qerthull vuajtjesh të ndërtuar nga njerëzit edhe një takim i rastit me një vizion të këndëshëm ka vlerë të pallogaritëshme, edhe “Ndeshja” me një të panjohur, por që me vështrim të dhuron disa çaste qetësie, ngrotësie, meriton lindjen dhe përjetimin në më të pavdekshmen poezi. Vetëm “Një natë” rinore ndryn forcën e përjetësisë: rinia u është dhuruar njerëzve për të provuar ndjesinë e pafundësisë. Vetëm në rini edhe një “Lutje” por që buron nga dëshira më e zjarrtë, tingëllon njëmijëherë më e çiltër se të gjitha lutjet njerëzore, të mbledhura bashkë, të pjesës tjetër të jetës… Krim, mëkat është t’i gozhdosh të rijtë “Mbas Tryezës”, e përse, për diçka që nuk ka as më të voglin kuptim, as më të paperceptueshmin sens llogjik. Kur me anë të babarive të prapambetjes, frenon vrullin rinor, njeriu ka vrarë jetën. Askush nuk ka të drejtë të çnatyralizojë rininë: kush merr përsipër këtë akt, ktheht në një doktor Frankestein dhe prodhon përbindësha… Në mes të gjitha këtyre kufizimeve, i riu “Hidhet e përdridhet”, e duke mos gjetur rrugë shpëtimi kërkon të arratiset, në ato vende ku i riu është i lirë të jetë i ri dhe nuk duhet të sillet si majmun cirku i mësuar me rregullat e vjetra, por vetëm se jeta i ikën ndër këto hedhje dhe, zogu i liris, por dhe bie ku lidhet djaloshi i Arbërisë. I lodhur nga këto pengesa, i riu mbyllet në dhomën e vet, tashmë e ndjen veten të mplakur dhe në shpirt i ka mbetur një shije e hidhur, prej kufomave të dëshirave të vdekura dhe në vetmin e vet, e kaplon “Malli Rinuer”.

Ndoshta atë e krijoi njerëzimi, Shqiptarët, ndoshta ai qe krijuar ashtu, por edhe realiteti nuk e ndihmoi aspak që Migjeni të largohej nga ai “Frymëzim i Pafat” i cili e shtynte ndër meditime të dhunshme, ku harpa e shpriti shoqëronte vargjet e një “Kangë që S’kuptohet”

Madje askund nuk përmenda faktin që fryma e Wiliam Blake ndihet e fortë në shumicën e kangëve të Migjenit. Ndihen simbolikat teologjike që Blake i ka përdorur tek Kangët e Pafajsisë, dhe gjuha pesimiste, dy tehëshe që është përdorur tek Kangët e eksperiencës.

Jo vetëm me poezitë, por unë as me të gjithë tregimet dhe novelat nuk jam marrë. Fola gati në përgjithësi për stiltistikën që ai përdorte, sipas meje, e megjithatë ka një tretgim esestik me titull Ose…- Ose… që mbështet plotësisht tezën time të absurdit-egzistencial, ose të ekzistencializmit-absurd. Ky tregim i ka të gjithë ingredientët për të shpalosur edhe i vetëm, inovacionin e artit Migjenian: ka përsiatiet psikologjike, përdorimin e të gjithë erudicionit në dispozicion të shkruesit dhe tablotë e absurditeti njerëzor; të përhershëm…

Kur thashë që Migjeni ishte një aktakuza-përpilues, nuk e di se përse e anashkalova tregimet “Një refren i qytetit tim”, dhe “Zoti të Dhashtë” këto aktakuza i kapërcejnë kufijtë e Shkodrës, Shqipërisë: këto janë akuza ndaj njerëzimit…

Migjeni nuk akuzonte vetëm kastën drejtuese, apo teologët. Në mes të tregimeve të tij ka dhe tregime që merren edhe me individët e popullit të varfër. Me tone të holla sarkastike tek tregimi “Moll’ e Ndalueme” dhe “A do Qymyr Zotni” ngacmon vesin e keq të dembelëve, të priturit e të mirave nga qielli, ose të mungesës së vizionit: siç thotë edhe fjala e urtë labe; zanan o bir zanan, zanan që pat yt atë. Dy gomerë dhe një sëpatë!

Në mes këtyre tregimeve ka edhe copëza që janë të denja për ta cilësuar Migjenin pasardhës të Joyce. Meditimet e qarta dhe konceptet filozofike që shfaq tek tregimet “Urime për 1937” , “Në Sezonën e Mizave” dhe “Matanë Gardhit Asgjë Té Re”, tregojnë për një mundim të përhershëm të Migjenit, në kërkim të stilit më të përshtëshëm për karkterin, ndjeshmërinë, dhe perceptimet që kapte nga ambienti në të cilin jetonte.

Që Migjeni ishte gjithnjë në kërkim të perfeksionit vërehet nga punët e para deri tek ato më të vonat. E kjo nuk ia ul vlerën, por e ngre akoma më lart. Kuptohet qartë që ai e dashuronte letërsinë dhe kjo lloj bredhje nga njëra stilistikë tek tjetra, na tregon për paqen që ai ndiente kur ulej për të shkruar. Tek novela “Pak Poezi” është thuajse në gjurmat e realizmit Balzakian. Ndërsa tek “Husarët Në Adriatik” dhe tek “Kanga e Qytetit të Huej”, ndihet lehtë ankthi Kafkian.

Ja pra Që këshilla e profesor Anton Nikë Berishës ishte me vend, e unë bëra mirë që ndoqa këshillën e tij. Jo për gjë por duke shkruar për punët e Migjenit, për të cilat nuk kisha kisha shkruar përgjatë fjalës hyrëse dhe tre kapitujve të këtij punimi, vura re që as për kyreveprën, sipas meje, të Migjenit, unë nuk kam shkruar të gjithë atë që mendoj. E kam për poezinë “Blasfemi” dhe që nuk kanë të numëruar herët që e kam lexuar. Gjatë punimit jamë marrë me të, por pjesërisht dhe nuk më falet. Ndaj meqë jemi në këtë thuajse-mbyllje, po e mbyll pikërisht me këtë poezi! Ajo Titullohet me të vërtetë Blasfemi, por nuk ngjet fare me ndonjë paçavure gtë shkruar në kohën e diktaturës nga ndonjë pseudo poet. Nëse keni me të vërtetë dëshirë të vëreni ndryshimin mes një vjershe dhe një poezie, krahasojenë Blasfeminë e Migjenit me atë lloj vjershe. Do kuptoni ndryshimin e madh që ka Davidi prej një luge druri…

Notojnë Xhamiat dhe kishat nëpër kujtimet tona,

e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne

dhe nga këto lutje zemra e zotitn ende s’iu thye,

por vazhdoi të rrahi ndër lodra e kumona.

E pra nuk është imazhi i zotit në mendjet e njerëzve, por imazhi i institucioneve, kontrolluese, të gurta. Nuk ka se si të jetë ai enti supremokoncept, sipas tezës së Kantit, të cilën gjeniu ynë e njihte mesa duket dhe e përdorte, sbërthente në vartësi të provokimeve.

Nuk është shpriti i njeriut shtëpia e zotit por kisha dhe xhamia, në kundërshitm me fjalën e Jezusit.

Lutjet nuk janë të pastra të çiltra me fjalë të thjeshta të shpirtit njerëzor, por janë kthyer në ca formula gati banale për më tepër thuajse të gjitha në gjuhë të huaj: më pas i përkthyen por mbeten formula të thurura nga dikush dhe besimtari i rreciton si të jetë pjesë e një shfaqie teatrale…

Në dy vargjet në vijim del tek ajo teoria e Kantit të cilën unë u mundova ta Shqipëroja për ta sjellë këtu. Dëshira e njerëzve për përgjigje të shpejta dhe aspak shpjeguese: ngatërruese.

Xhamijat dhe kishat madhshtore ndër vende tona të mjerueme…

Kumbanoret dhe minaret e nalta mbi shtëpitë tona përdhecake…

Zani i hoxhës dhe i i priftit në një kangë të degjenerueme….

O pikturë ideale, o vjetër një mijë veçare…

Kontrasti i thellë nuk ka të bëjë vetëm me të jashtëmen, por edhe me të brendëshmen. Xhamijat dhe kishat, përpos se objekte kulti, këtu mund të jenë përdorur edhe si sinonim i injorancës, dhe vendet e mjerueme janë ndërgjegjiet e ndrydhuar të qenieve njerëzore. Këmbanaret dhe minaret janë sinonim i idiotizmave të stërmëdha që mbysin shpritrat e ngushtë të njerëzorëve. Zëri i prifti dhe i hoxhën mund të jetë sinonim i traditave të vjetra, që nuk kanë asnjë kuptim llogjik, por që respektohen pa mëdyshje, megjithëse pengojnë evolimin, emancipimin, qytetërrimin. Ndaj këtë strofë e mbyll me thirjen: O pikturë ideale, o vjetër një mijë veçare… pra e vjetra që ecën përpara por që nuk ndryshon.

Notojnë Xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarëve.

Tingujt e kumonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,

shkëlqen shjetnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarëve.

O, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!

Tek kjo strofë, të paktën unë, kam ndjerë të gjithë shtypjen psikologjike që ndihet ndër radhët e Procesit, të Kafkës. Njeriu që është i shtypur nga ato çka krijoi vetë, besimet; Xhamiat dhe kishat , dhe ligji, shteti kontrollues; Zani i kasnecit. Njeriu që e çon vetë veten drejtë kësajë shtypje, pa bërë asnjë rezistencë, madje duket sikur ai është i destinuar të kërkojë medoemos këtë shtypje: vdekje. Engjujt e bukur para derës së ferrit, janë qenient njerozre përpara se të vijnë në jetë: jeta është ferri i vetëm, ferr i krijuar nga njerëzit për njerëzit, për veten…

Mbi kështjellat mijëvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,

krahët i kanë të vrarë pa shpresë-simbojt e shpresave të humbuna

me klithma të dëshpërueme bajnë fjalë mbi jetë të përndueme,

kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.

Në strofën përfundimtare Migjeni shton dozën e metaforave, kështjellat mijëvejçare, janë ndrgjegjit njerëzore, dhe sorrat e smueme janë dëshirat e ndaluara, ato të cilat mësimet e librave liturgjikë kërkojnë me çdo kusht ti mbysin. E megjithëse të pashpresa, ato, duke udhëtuar nëpër shekuj, nga një individ tek tjetri, mundohen ta tërheqin njeriun nga kahu i kundërt: është ai dyzimi për të cilin shkrova më lart, një nga fajtorët kryesor për mos evolimin e njeriut. Këto vizione të mbytura i japin herë pas here perceptime ndryshe njeriut: mbi jetë të perëndueme. I kujtojnë që ka një rrugë tjetër, ndoshta që mund të ketë ekzistuar, kur shpritrat njerëzorë ishin më të lirë, më të pakontrolluar. Fjala zot nuk gjend në asnjë vend, ngaqë sipas tij nuk është zoti ndaluesi, kontrolluesi, shtypësi, por njeriu dhe blasfemia i kundërvihet vetëm koncepteve të mbrapshta njerëzore, që nuk kanë asnjë lidhje, nëse ajo ekziston, me konceptin hyjnor.

Mjerimi dhe shkëlqimi Migjenian: pak a shumë si ari, shkëlqen për mjermin e shpirtëngushtësisë njerëzore.

 

Jemi rreth tetë miljardë frymë,

mbi këtë planet që rrotullohet

në pafundësi, e është idiotësi

të pretendosh t’u pëlqesh të gjithëve!

 

 

Fund

 

Piza, Itali

Dimër – Verë 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s