LOJA / Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

miltiadh

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

 

LOJA

 

Si të ishte lojë
Dita vrapoi pas një ëndrre ,
E më s’e pamë.

Se dhe ditët
Luajnë kukafshehti
Me netët.

Hëna në vetullën e saj
Zuri vend,
E skish shoqe nga bukuria.

Ishte ditë e qeshur
Me kaçurrela resh
Të bardha,
E syze të arta drite.

Kjo ditë,që i ngjante
Kaq shumë
Ëndrrës sime.

Krehur nga era
E dashurisë
Pa pikë vrarësirash
Mbi ball.

Kishte fustan vjeshte
Ende të pa lagur
Prej shirave,

E në ëndrra shkonte
E flinte mbi ylber.

U fsheh në tjetër botë
Të pa dukshme
Për njerëzit, e ëndrrat.

Duart e mia
E kërkojnë ta përqafojnë,
E sytë e pemëve
Kanë qerpikët me lot.

Unë këtë lojë
E urrej,ndaj, se di,
Në do e luaj dot!

 

Dt.17.07.2016.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s