Mos! – Poezi nga Anna Akhmatova / Shqipëroi : Vasil Çuklla

 

anna_big

Poezi nga Anna Akhmatova

 

 

Mos!

 

Mos më tmerro me fat të tmerrtë
dhe të Veriut, goditjen e madhe.
Sot, është festa jonë e parë…
dhe kjo festë e ka emrin, Ndarje!
Nuk prish punë, që agun, nuk e pamë
që nuk lodroi hëna përmbi ne…
Dhuratë do të të fal sot, të paparë
që sy nuk e ka parë përmbi dhe!
Refleksin tim, të zhytur thellë në ujë
gjatë orës që rri zgjuar, rrëkeza mbrëmjesore
ai shikim i vagët, që s’mundi dot të ndihë
yllin e këputur, tja kthejë mbrëmjes prore.
Tingullin e zërit të sëmurë të ndihë
kur ridhte pranveror që brenda koskës –
Të mundje, pa u dridhur ta dëgjosh
mes thashethemesh në Boronic afër Moskës.
Dhe lagështi e ditës së Tetorit
ish më e ëmbël se e Majit, pranverë…
Të më kujtosh ëngjëlli im, të më kujtosh
të paktën, sa bora e parë të bjerë!

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s