Poeti / Poezi nga Herman Hesse

 

herman Hesse

 Poezi nga Herman Hesse

(Gjermani)

 

 

 Poeti

 

Vetëm për mua,  të vetmuarit

shkëlqejnë yjet e pa numër netëve,

vetëm për mua murmurijnë krojet e gurta këngët e tyre dinake

vetëm për mua, vetmitarit, lëvizin  hijetshumëngjyrëshe

prej resh udhëtare që ëndërrojnë mbi fusha

nuk më lypset asnjë shtëpi mbi këtë tokë

as pylli as braktisja e vendeve, imja është vetëm

ajo që askujt nuk i përket,

imja është rrëkeja gurgulluese brenda velit të pyjeve,

imi është deti i frikshëm

të miat janë cicërimat  e lodrave fëminore

lotët dhe këngët e të dashurve të vetmuar në mbrëmje

të miat janë edhe tempujt e zotave

të miat janë  ahishtet e shenjta të së kaluarës,

harqet e ndritshme  të së ardhshmes

të atdheut tim të kthjellët

Nga flatrat e nostalgjisë  shpesh shpirti i tij  zgjohet,

vëzhgon ardhmërinë e një njerëzimi të begatë.

Dashurinë që triumfon mbi ligjet, dashurinë e një populli te tjetri,

të gjithë  i rigjen  fisnikërisht të transformuar,

katundarë, mbretër, tregtarë, ngatërrestarë të zellshëm,

barinj dhe kopshtarë, edhe ata vetë ,

të gjithë festojnë  të ngazëlluar festën universale të së ardhshmes.

Vetëm poeti mungon .Ai, soditësi vetmitar,

Ai, epifori i nostalgjisë njerëzore,

zbehtësia imagjinuese

prej të cilit s’ka ardhmëri, s’ka botë.

Për përmbushjen e misionit të tij kemi shumë nevojë.

Mbi varrin e  tij  vyshken shumë kurora,

por kujtimi i tij  tashmë është shpërbërë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s