Vargu dhe yjet / Poezi nga Teuta Osmani

 

13887078_639481986210278_8599181090746819361_n

Poezi nga Teuta Osmani

 

 

Vargu dhe yjet

Jo jo nuk dua të jem e huaja
Ajo fytyrë e bukur e ngrirë si nëpër vitrina
Nuk dua ,nuk dua
Të jem ajo e paprekshme
As ajo hija
Ku fundi I qënjes sime mbaron deri tek thori
Nuk dua të jem ajo era e kohës së përdalë nga dritaret e nga dera
As gjurmimeve, të rrugëve të shkelura
As ajo bredharakja e natës që ka vetëm hije e fantazma
Nuk dua të jem e juaja
Ku vriten çdo ditë nga të pathënat
Ku jo çdo rimë zëri më bën përvete
Jo çdo tingull më bën të hedh vallen
Si një e lojtur nga hija e vënë mbi tokë
Jo, jo nuk dua të gjej vetveten e përhumbur nga mosqënja
Nga mosrealiteti,nga mos ndjenja
Për të dashuruar
Për të dashuruar kam shkruar kaq letra
Kaq shënime ,në lapsin e mprehur me thonjë
Edhe kur më është mbaruar letra
Kam gdhendur po me thonj dërrasën e vjetër ku mësova gërmat.
Mos më lini ,në krahët e bishave
Që duan të më marrin peng dashurinë
Mos më lini të verbohem nga e keqja e asaj reje
Që përcillet me fjalë buzëshpërvjelash
Ju lutem deri në betimin e zotërve
Jam e denjë ,jam e zonja të mbahem e veshur me fustanin e stinës
Duke ëndërruar të bëhem nuse
Ditët e shpresës me diell
Ju lutem , nuk kam si të them ndryshe
Nga shpirti im më mbetet vetëm vargu im dhe yjet…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s