Poezi nga Nebi Bunjaku
FRYT I DHUNËS
Jam vajzë ilegale
fryt i dhunës seksuale
nuk kam nënë
as nuk kam atë
dega ime trung i thatë
nuk jam engjëll
nuk jam djall
as e vdekur
as e gjallë
e mallkuar, ilegale
e braktisur në spitale
fryt i flakës
fryt i tymit
fryt i luftës
fryt i krimit
unë jam vajzë ilegale
fryt i dhunës seksuale
ilegale pa dashuri
loti s’thahet n’sytë e mi.
Nebih@Bunjaku