Poezi nga Fatbardha Sulaj
***
…prej drite ish
e bardhë
Nuk ish hyjner
Thjesht ca muzgje dhe agime
të bëra miks
Prej drite ish
Nuk ish hyjnor…
***
…të gjitha gjërat lindin dhe vdesin
Sa herë zihesha me ty Ra
tani që vdiq ajo ç’ ka kishim
të dy ndjekim
funeralin e saj,
si dy pinjollë lirie
veshur sipas kortezhit heshtje
Diku në cepa buzësh
buzëqeshja tretet.
Ndërkohë që asnjë varr
s’ ka përmasat e saj
ne çuditshëm ndjekim funeralin
Krah njëri – tjetrit pa u parë
deri sa të thyhen muret
dhe të ketë legjendë ringjallje…
***
…ndoshta ishte shqetësimi i fundit,
nuk ndodh më
hapësire e paqartë
Rezonancë e gabuar..
***
..në lojë kryqesh humbëm
në ditë pashke
dhe besoja që ne
ishim Pashka e Madhe…
Ti Krisht
Unë, Maria Magdalene
Oh sy peshkopësh
trembën orën
Ne lojë kryqesh humbëm
Pa ikona
Pa melheme
Vdiqëm, u ngjallëm
Pa thënë askush
“Krishti u ngjall”
Na lanë të vdekur
Legjendash
Dhe ti blasfemon
Ndërton epitafe
Mbush kupa lotësh
Për Marie Magdalenën,
që të shuaj etjen
Ne loje kryqesh humbëm
në ditë Pashke…