Poezi nga Marjeta Shatro

10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Malet

 

Shikoj malet!

Frymëzohem  prej madhështisë  tyre!

Qëndroj  e heshtur si ata!

Dëshmitare e asaj që ka shkuar

dhe  kohës që ecën pa u ndalur.

 

Shikoj antikën e tyre

dhe thinjat kreshpëruar majave më të larta,

nga pesha e shekujve që shkelin

dhe borës së bardhë,

gremisur honeve më të thella

në mijëra lotë stërkalash ujëvarë.

 

 

Brenda syve të mi

 

Ti je brenda syve të mi,

ndaj i mbaj sytë gjysmë të hapur,

nga frika mos më ikën e të humbas

nuk mundem, jo kurrsesi

nuk mundem të fle.

 

Shpesh qesh me fjalët e tua,

të mendohem gjatë dhe të mos flas.

Të humbas ashtu nëpër ëndrra.

Ëndrrat e tua,ëndrrat e mia!

Unë dhe Ti!

Ëndrra më  e bukur që sjell dashuria!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s