Poezi nga Përparim Hysa

Perparim hysi

Poezi nga Përparim Hysa

 

 

MË “ZË” DASHURIA?!

 

Më “zë”dashuria,si të jem çunak
Sa shoh një të bukur dhe “lebetitem”
Po kur më ndodh dhe tani që jam plak
Shoh një të bukur dhe “lajthitem”.

Pra, dashuria është si gripi
(Gripi? A nuk i mundon pleqtë më shumë?)
Oh, mos thoni për mua, lajthiti
Se për një të bukur më zuri me shkumë.

Më “zuri” mua dhe nuk zuri atë
Kjo, pastaj, është punë tjetër
Por mua për një të bukur lemza më zë
Sado që tash jam i vjetër.

 

 

 

E PRANOJ ! *

 

E pranoj që mbeta gojëhapur
Sikur hëngra gjellë të nxehtë!
A e dini kush ka ardhur?
Edhi missi i vërtetë.

Shtati i saj si një fidan
Edhe beli… sa i hollë
Syri i saj, i madh filxhan
Sa më zuri mua një “kollë”

Dhe e humba unë pusullën
Si Xhaferri humbi simiten
Edhe pak kafshova gjuhën
Dhe nga mendja pak lajthitem.

Eh, ta shihnit se si ishte!
Do t’ju luante çargu i kokës
Pse më kot qe shpallur Misse?
Unë po më i lumturi i botës.

Se nuk qe fare kollaj
Që të bija në “ujdi”
Por kam qenë pak “qerrataj”
Për atë “punë” kam qenë sojli.

 

 

 

MOS KËRKO!

 

Mos kërko për një çast atë
Që koha, gjatë jetës, ta jep pak e nga pak
Se ndryshe më ngjan me atë
Që brenda një çasti qiellin do të kapë!

Mjerisht, kjo gjë nuk është e mundur
Se rruga e jetës nuk është shesh me lule
Nëse ngulmon kështu, do dalësh i humbur
Jeta është si lufta: ka fitore dhe humbje.

Se mund të humbasësh një betejë
Mobilizohesh që të fitosh një betejë tjetër
Tek shkruaj kështu, mendje fare nuk kthej
E kam provuar, se kot nuk jam i vjetër.

Këto vargje i enkas për “riosh” i shkruaj
Që marrin zjarr dhe zënë e bëhen tym
Askujt jeta, gjatë kohës, i shkon vaj
Dhe ç’shkrova, vë timen firmë.

 

 

 

KAM NJË DRITHËRIMË *

 

Kam një drithërimë në zemrën time
Dhe dua ta qetësojë me gllënjka shprese
Kam humbur mendjen pas një bjondine
Siç humbet vesa nga dielli, mëngjeseve.

E pres bjondinën të kthehet nga u nis
Dhe zemra zë më rreh si sahat
Ah, sikur ta shihnit! Është porsi miss
Por jo vetëm kaq, për mua është mjaltë.

Është nga ai mjalti i pavënë mbi zjarr
Ndaj e kam humbur pusullën
Jo më kot, mendjen ma ka marrë
Dhe, ndaj, pas saj ndjek gjurmën.

Ndjek gjurmën dhe nuk ndjehem mirë
Sa atë në dorë ta “shtie”
Është e gjitha si gurxhevahir
Si fëmijë bërtas: olele!

Olele se mbes gojëhapur
Sikur kam ngrënë gjellë të nxehtë
(Bobo! Është duke ardhur?!!!)
Epo… mbeçi me shëndet!

Se nuk lë “dasmën” e të shkoj për shkarpa
Bjondina ja tek po vjen
I dal si “trim” asaj përpara
Dhe bashkë me të u bëmë ujem…

 

 

 

KUR QESH TI…

 

Kur qesh ti, tak dhe të bëhen dy gropa në faqe
Unë bëj gati “kovën” që gropëzat të t’i bush
Të binin faqet era manushaqe
Me një erë të tillë hunda seç m’u mbush.

M’u mbush dhe era më kënaqi
U mbusha i tëri kundërmim
I mbushi “kovat” dhe prapë i “zbrazi”
Sa i bukur qe ai përjetim!

Si i “mbusha” gropëzat, u ktheva nga buza
Këtu “kova” ime u mbush plot
Për atë përjetim prapë më ha hunda
Por ja që më, atë s’e gjej dot.

Faqet janë fishkur, janë bërë si oshaf
Gropëzat nuk duken gjëkund
Moj kohë e djalërisë që nuk të kthej prapë
Vjen e më shfaqesh dhe më lë buzë e hundë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s