GJAMA E DASHNIS’ TEME / Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

 

GJAMA E DASHNIS’ TEME

Tash,
Kur nalet fryma qi t’mërdhin palcën,
Mos m’duj!

Ata qi t’dojnë,
Nji herë i fryjnë bebzave t’syve,
Me qit zjerm,
E natën vonë
I lâjnë me u shu, tu u lag me lot.

Kur bien gjethet e zverdhuna t’vjeshtës,
Qashtu qysh bijnë njerst
Kur ngul shikimin teksa dridhem
Si ato gjethet poshtë malit, kur fryn era.
Mos m’duj!

Se trupi jem s’din me hesht,
E gjoksin e përvelon gjaku,
Kur çdo damar qi lidh qafën
Duket se shkrin minutat qi s’dojnë me ec.

Mos m’duj
As kur nin erën e detit,
Qi na fton m’i bashku trupat,
As kur valtë m’rrehin shpinës,
Sikur dojnë me m’thanë
Ik,
N’daq kjo ikje mos me kenë
Hapi yt i fundit.

Mos m’duj
As kur përpij pshtymën
As kur shtrëngoj fort mishin tem
E t’them se je gjaku qi jeton n’mu.

Mos m’duj
As kur buztë e mija përshpërisin
Fjalë dashnie,
Se dashnia jem din me na çu ma larg
Shumë ma larg prej shoqi-shoqit,
Aty ku asht tërbimi i detit,
I cili nuk po munet me e shu
Flakën tonë qi ushqen dashnin’ n’mes t’dimnit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s