Përjetësi (Me rastin e 80 vjetorit të lindjes-Akademik Rexhep Qosjes) / Poezi nga Mehmet Bislimi

MehmetBislimi

Poezi nga Mehmet Bislimi         

 

 

Përjetësi

(Me rastin e 80 vjetorit të lindjes-Akademik Rexhep Qosjes)

 

me fjalët e zemrës t’ia themi

me tingujt e shpirtit ta këndojmë

me ngjyrat e bukura të natyrës

ta pikturojmë

atë

që në paprekshmërinë e atdheut

një jetë të tërë udhëtoi

kandil shndritës i ardhmërisë

si Drini në rrjedhën e vet

plaku mendjendritur

plaku mendjehollë

plaku zemër djalë

plaku mjekërborë

ti

Tempulli mijëvjeçarë

i magjisë krijuese

kokën mbështetur

tek rrapi shekullor

flakën e diturisë bartur në gji

krenarinë e kombit përjetësove

ti biri i denjë i nënës shqiptari

ndër yje

Yll

krenari e ligjshme

ti mburrje e kombit e papërsëritshme

kolos i diturisë

Akademik Qosja

Emblemë shkëlqyese e shqiptarisë.

 

 

26.06.2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s