Poezi nga Zyba Hysa

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

MË DHËMB…

 

Të grindemi nga pak është bukur…
Mbretëroj, kur t’sfiduarit shfaqen rivalë!
Si derr i plagosur, s’gjet shteg për tu futur,
Të më rrëzojë mua… të bën Ty solidarë!

Ashtu si shqiptarët, përdorur nga armiku,
Për të sunduar mbi princërit arbënorë,
S’dilnin përballë… përdornin më mikun…
Miku me mikun luftash… bëhej therorë!

Kur miku dhe miku mjekonin plagë…
Armiku çonte telegram ngushëllimi,
“Mos u shqetëso, më ke mua pranë…”
Ulej këmbëkryq… me lot “pikëllimi!”

Shqiptari si shqiptari, pëlqen ledhatime,
Mbetet gojëhapur me fjalë poetike…!
Gjer ia merr krahun… me kërcënime,
Armiku zë qoshenë, Ti mbetesh relike!

Sot… ia di mirë huqet “mikut” tënd,
I thuaj… s’më dridhet asnjë qerpik…!
Kur të shikoj Ty gojëhapur, më dhemb
Shpirti Yt, q’prej vitesh, kam n’shpirt!

 

 

 

DY DASHURI NË NJË

 

Çuditeshin të gjithë… se si vallë,
Miqësinë e kishin ruajtur kaq gjatë,
Miqësitë me stinët e vitit ngjajnë,
Vijnë si pranverë… dimri i plak!

Dimri i zbardhi… miqësia pranverë,
Vallë ç’i mbante dy burra kaq bashkë?
Dikush mendonte janë burra pa nder,
Tjerë thanë shumë e çfarë s’thanë!

Një ditë, tek pija n’ballkon kafenë,
Shoqëruar pak raki… për zemrën,
Dy burrat n’ballkonin tjetër qenë,
Ulur… mbi dy frona të gjelbër…!

Me tabaka në dorë… një zonjë,
Flokëve s’i gjeje një fije të zezë,
Në vend t’u shërbente siç ndodh,
E la tabakanë… mbi tryezë!

“Ngriu!”, – i tha bashkëshortit të saj,
I mori stolin q’kishte shilte mbi të,
E ndërroi me mikun q’rrinte përballë,
Në shenjë respekti… ashtu pa zë…!

Më pas u dha kafenë, vetë për karshi,
Fliste me burrin, mikut ndjente zënë,
Një jetë të tërë, tre vetë, dy dashuri,
Ajo për mikun… burri për të!

 

 

 

DËNOJ VETEN…

 

Prej kujt kam dashur,
Kam ndjerë kafshime…
Shpirtin qetas kam falur,
Copëtuar gjer thërrime!

Me shokë, miq e mikesha,
U dhashë ç’kisha mundësi,
Kurrë pas krahëve s’i qesha,
Dhe kurrë s’u bëra ligësi!

Vinin… mbushnin kasetën,
Tjerët kënaqnin… pa melodi,
Pas krahëve kurthe m’ngrehnin,
Pse vallë gjith kjo armiqësi???

Edhe ata të gjakut prej gjakut,
Q’rrjedh venave t’tashëgimisë,
Edhe më egër se qoftëlargut,
Jam dashur t’i ruhem tradhëtisë!

Të dua Ty, por kur mendohem,
Kafshimeve ndjej ende dhimbjet,
I lutem Zotit… i përgjërohem…
Të t’kem strehë për përqafimet!

Tek ti, mbaj varë e ndez fenerët,
Pa dritë s’mund të jetoj, o Njeri!!!
Nëse edhe Ti si gjithë të tjerët,
S’do më kuptosh, o ç’fatkeqësi!

Më thuaj… në je si të tjerë…
Ti verboj fenerët gjer n’errësi,
Të dënoj veten si të pa vlerë,
S’dua qorrimi t’më vijë nga ti!

 

 

 

FLIRT …

 

Tek prisja radhën në bankë,
Tek sporteli një burrë mesatar,
Ndjeva zemrën më bëri “dang”
Edhe sytë fillova t’mos ia ndaj…!

Për herë të parë pas kaq vitesh,
Vështrova nga këmbët tek koka,
Atë që rrobat si të tuat i kishte…
Dhe nga pas me ty më ngjasoka!

Papritur kthen kokën… u habit,
Nga turpi… u bëra lulëkuqe,
Mbase kujtoi se po bëja flirt,
A ndoshta… grua me huqe!

S’prita më të më vinte radha,
Dola në rrugë, turpin të fshihja,
Nën syzet e diellit… dy vraga,
Rridhnin… cepbuzëve i lëpija!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s