KOKËULUR NË RRUGË / Tregim nga Ramiz Kuqi

KOKËULUR NË RRUGË

 

 

ramiz kuqi

Tregim nga Ramiz Kuqi

 

Rrugët i kishte lagur shiu që ra mbrëmë, një shi i ndjekur me bubullimë dhe era që përplaste degët e pemëve djathtas e majtas.Për çudi si ishte errësuar qielli. Njerëzit atë mëngjes si duket ende nuk ishin zgjuar nga gjumi. Netët janë të rrasura deng nëpër udhë e shëtitore, mëngjesi të duket se është pa frymë njeriu. Kështu e ka kjo stinë këtu.

Ai kishte hedhur një pallto mbi krahë dhe doli në rrugë. Vetëm një shitës kishte hapur shitoren. Po edhe ai ishte ulur në karrige dhe duket se dremitej si lundra nëpër valet e qeta të liqenit.Herë-herë zgjaste dorën për të ndjekur mizat, të cilat nga ushqimet që shiteshin aty, dukeshin se ishin si në zgjua bletësh. Desht të hynte për të blerë ca litra qumësht për fëmijë, por drodhi udhën dhe doli në rrugën qendrore. Nga larg e pa një plak të kërrusur,që ishte ulur mbi shkallë cimetoje dhe mbante kokën varur si kalavesh rrushi në pjergull. Po përpiqej të rregullonte spangot e këpucëve , të cilat nga larg dukeshin të vjetra e të mbushura me pluhur . Në krah mbante një pallto të grisur. Në njërën dorë një ombrellë me maje të zgjatur e në dorën tjetër një najllon të hollë me ca letra.Përballë tij ishte një bankë komerciale. Po ende dielli nuk kishte shtrirë buzëqeshjen mbi qytezë.E ai po priste aty.Herë çonte kokën për të parë mos binte shi e herë herë e zgjonin nga ajo kllapi lehjet e qenve pranë kantonierëve të mbeturinave.Fytyra e tij dukej e rreshkur si ta kishte përcëlluar dielli. Ndoshta nga puna e lodhur nëpër ara, ndoshta nga puna duke prerë dru në male, të cilat nuk i ruan më askush. Për një kothere bukë, sigurisht. Po të ishte vetëm ky që pret me sopatë !
Pak më andej dëgjoj një sirenë vetureje. Rrëshqiti me shpejtësi mbi asfaltin e lagur. Ku di unë se nga shkon? Ka ndonjë të sëmurë, mbase. Atje e presin procedura e procedura. Ndonjë shtrat, ndoshta e gjen të zbrazur. E mandej , fati i tij në duart e mjekëve !

Kur bëri të kthehej në shtëpi, pa blerë asgjë, nuk e pa në rrugë më plakun e rrëzbitur nga jeta.Në derën e bankës rrinte i veshur një punëtor me uniformë. . Pranë tij edhe plaku. Në dorë mbante disa letra. Po përpiqej t’i thoshte me dorë diçka rojës së bankës e ai rrudhte krahët e nuk fliste shumë. E dëgjova një bisedë , se siç më erdhi nga larg.
-Po përse je çue kaq herët mixhok? Ke mundur të vish edhe më vonë. Ne punojmë deri në orën katër pasdite. Më vjen keq që ke bërë udhë të gjatë, madje edhe nëpër këtë kohë me shi.

– Erdha për të marrë një kredi-, i tha plaku . Mezi nxirrte nga goja fjalët. Erdha…Kam nipin e sëmurë në spital. Rrafsh që dhjetë ditë.Po humb në peshë çdo ditë. Flaka po më del kur po e shoh ashtu. As nuk ha, as nuk pi. Mjekët më kanë thënë se duhet operuar. Iu kanë ngatërruar zorrët dhe ka humbur shumë lëngje. Kam frikë se po më vdes-vazhdoi ai me një ton të nervozuar. Atje, më kanë thënë se duhet pritur në radhë.Po vijnë njerëzit e po kryjnë punë. Nipin tim Uranin nuk e mori në dorë deri sot askush. Vijnë e shkojnë mantelbardhët. Shkruajnë diçka çdo ditë në një fletëzë të bardhë e ku di unë se çka. Mixha nuk di ta kuptojë gjuhën e mjekut.Ndoshta ma lejojnë një kredi, ndoshta. Ka disa ditë e net që zgjohem trembur nga gjumi. Më duket se e dëgjoj zërin e tim nip nëpër gjumë. Një zë i lodhur e i përvajshëm . Kjo s’më le rahat. E nëse marr kredinë, do ik për spital. Do ta takoj rojtarin me mustaqe, i cili një ditë më tha, kur isha duke pritur në korridor të spitalit, përplot me njerëz, gra, fëmijë, karroca të infermierëve.
-Je lodhur mixhok?
-Po i them. Si nuk jam lodhur. Po pres Uranin ta operojnë. Por sa here bëj udhë të gjatë, ulem e pres mjekun…Marr të njejtën përgjigje. Duhet të presësh. Kur t’i vijë rendi- më thotë. E ai rojtati një ditë, duke dalur nga korridori, m’u afrua afër, më tërhoqi për pallto të grisur, më futi në një paradhomë e më tha;: Kot pret mixhok, kot. Pa para nuk të shikon askush më. As Zotin nuk e njeh askush më. Bën ndonjë çare,-po pate dëshirë ta marrësh Uranin nga këtu. Gjithçka është kalbur në këtë shoqëri.
Eh sa here jam menduar të gjej ndokund hua. Askush nuk ma ka hapur derën. Mbaj tetë anëtarë me një pension të vogël.Duke e përfunduar këtë bisedë me rojën e bankës,u hap dera. Ai mori çka pati më vete dhe u fut brenda.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s