Poezi nga Donikë Rrethaj

12646891_550010345166178_4007087256388566251_o

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

 

QETSI SHPIRTI…

 

Kanga e zogjve m’përkund aq amël,
n’djepin e nji bote qi m’ledhaton,
tuj m’knue notat e andrrës,
s’mramshme.
Dielli shplan sytë e sapoçil n’ujin e kristalt,
……..glluk…glluk,
zani i kroit qi m’nanurit n’heshtjen e nji brishtsije,
temen qi pasqyron qetsi.

Shpirti qi shtrihet mbi tokën e jeshilt,
..e bahet nji me ajrin.

Qielli hapet para meje si fletë e nji libri e unë?
shkruj,
me bishtagypin e shpresës,
do gërma….
t’thjeshta,
t’pangatrrushme,
nën dridhjen e dorës,
Natyrë.

Marr frymë e lehtë si pupël,
… endem n’cdo cep,
tuj shkrue hijen teme.

Ahh………….
…pemë,
ajër,
lule,
ujë,
qiell e hanë,
diell e fjalë qi fliten nën za,
me dashni.

Jam e qetë…..
e lumtun edhe se trishtimi asht vlla binjak,
i gzimit.
Po ka jet pa ngjyra?

E pa shpla kambt n’freskinë e nji kroi..
qi t’pëshpërit…
glluk…glluk,

JETËN.

 

 

PËRJETIM

 

Peshoj lotin qi rrjedhë tuj lshue nji klithmë vaji,
sa i randë.
Përshkoj rrugën mrapa meje qi imazhin ma zvoglon,
e e kthen mrena mureve t’shpirtit qi rrzohen tuj lanë boshllëk.
E zezë.
Dhime e matun me ngashërimet e zemrës,
e mshehun mrena nji perdeje,
lotësh.
Njomsi e brishtë e prekun me melodinë e nji zhg’jandrre..
t’nats ku heshtja vishkullon me kamxhikët e mendimit.

Qi t’grryn……..
e pa t’dhan lajm,
t’gërset aty mrena teje tuj t’kujtue qi ti?!
Je kaq e vogël,
para vdekjes,
kaq e pamrojtun.

Je……..
vegël ku dëfrimi lahet me harresë.
E mshehun nga nji e kalume qi t’ndjek,
me hapa vrasës,
pa t’dhanë shteg,
shtigjet ti ka mbyllë.

E ti?!

Kërkon pak frymëë……….
ahh,mungon ajri,
e nji botë kaq meskine t’vret.

Rrugë..
tan kthesa,
ranie,
ngritje,
Dikush t’pshtyn,
dikush t’rrëzon,
e dikush t’ngul thikë,
tjetri t’nep dorën,
e t’thot: çou…
At dorë mbaje n’kujtime,
asht e shtrenjt,
si drita e syve.

Vetëtin qielli, hana harrue ka ndriçimin,
fjalt janë mbyt n’fyt,
grimca,
thërrime t’shpërndame n’kambt tuja,
n’mëshirë.

Bërtas,
ngre zanin,
e disa kujtime qi enden n’sgavrat e nji bote t’ndyt,
qi mundohet me t’vjedhë edhe shpirtin.

Përjetoj……………..
andrrën,
lotin,
fjalën,
ndjenjën,
e mshehun pa m’pa kush.

Eci…………………
……….Eci……………..
Pa ndalue e mas meje nji za,
m’thirr,
po unë vazhdoj,
duke lanë mrapa ,
at za qi sdue ma me nig’ju.

 

 

JAM ZANË MALI..

 

Aty,ku era e luleve ka mahnitjen e andrrës,
e gurgullimi i burimit zgjon t’deknit,
ku vesa shplan barin e i nep ngjyrë diamantit,
aty ku kanga e zogjve t’knon hijshëm parrizin,
ku qielli asht pasqyrë e shpirtit,
i pastër……….
si uji.
Ku fjala flitet me amëlsinë e ndrojes,
t’kuqen e ftyrës e bukurinë qi t’zhvesh.
E flokt kane rrjedhjen e nji ujevare t’pashterrshme.
Qi t’nep: dehje.
E syte?
ngjyrat ma t’bukra t’ jets.

E ti lakuriq, mahnitesh.
memec ,i pagojë…….!

Gjithçka asht : andërr,
e nji nate qi me pëshpërimë t’rrëfen…
dashninë ,
e çilun n’majat e thepisna,
ku jeta ka aromën ma t’ëndërrume.

Ku flutrat t’dhurojnë ngjyrat e nji ylberi qi..
mbas shiu hap dyert e parrizit,
e t’hedh n’puset e paqes s’shpirtit.
e flatrat e nji qetësije aromdhënëse,

Ku xhingallat zhurmojnë tuj t’kujtue..
natyrën,
lindjen e plakjen e hijshme,
durt e plasaritna e ballin tan djersë t’kripun,
me jetgjallësinë e tokës.

Aty ku shtojzavallet ngjallin t’deknit…
ku ZANAT t’ftojnë n’malet e andrrës,
e ti?!
S’ke pshtim..
udhëtar i lodhun nga rrugë e g’jatë.
Ku lulkuqet t’ndezin gjakun..
e puthja asht : E virgjën..

e njomë, e paprekun..

Aty jam rritë……!

 

 

IDENTITET….

 

Hejjjjjj….a m’nig’jon jam zani mrena teje…….?!
dëshmitar i heshtun qi t’flet e t’gërmon,?!
n’skutat ma t’errta ,tandit shpirt t’pagojë,
aty…………………………..aq thellë ku kjan e rënkon.

M’ndij dhe mu kajherë……….jam zani i pa za,
po ai za qi aq fortë dejet e ndjenjat ti tund,
heeejjjjjjjjjjj………….a m’nig’jon ,ty t’flas..?!
joti ” IDENTITET”……………strukun,m’shehë…….dikund.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s