Masonët e sundojnë botën / Nga Eroll Velja

 

Masonët e sundojnë botën

 

 

eroll veliu

Nga Eroll Velja

 

Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i nënshtrojmë për disa qëllime më të “LARTA”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendor Ky është parimi i përgjithshëm i MASONERISË botërore që veten e konsideron si shtresë më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin-ELITA. Andaj, asnjë luftë dhekrizë e madhe botërore, marrë së bashku edhe me konfliktin aktual të gjoja dy civilizimeve të kundërta (Lindjes-islame dhe Perëndimit-krishterë), nuk është aspak realitet i rrethanave të caktuara shoqërore, por është ELITA ajo, që përmes këtij koncepti dhe me një mënyrë tejet të sofistikuar, manipulon me shumicën.

Nëse provizorisht shëtisim në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë pasur përmasa botërore, si arsyetim i ndodhjes së tyre, zakonisht do të kemi shpjegimin sipas një logjike botërisht të pranuar akademike, e cila përmes propagandës së fuqishme masive, nga njëra anë, dhe procesit të organizuar mirë të arsimimit, nga ana tjetër, vazhdimisht na është imponuar si e vërtetë.

Por, a kemi menduar ndonjëherë se karshi këtij realiteti, për të cilin jemi të bindur se është ashtu, mund të ekzistojë edhe ndonjë e vërtetë tjetër alternative?

A ka mundësi që të gjitha këto realitete historike me ndikime dhe përmasa të gjera shoqërore, të jenë të shkaktuara artificialisht dhe nga ndonjë qendër e madhe e fuqisë botërore?

Nëse përgjigja është pozitive, atëherë kush mund të janë ata që na imponojnë realitetin kolektiv të bindjeve tona që ne i kemi?

Janë ATA, MASONT-ELITA shoqërore, që kotnrollon të gjitha nivelet globale me përmasa botërore.

Janë ATA, sundimi i disa më të zgjedhurve, që ne nuk jemi mësuar t’i shohim në opinion, sepse rolin e tyre medial gjithmonë e luajnë aktorët tjerë të kurdisur.

Janë ATA, të cilët për vete mendojnë se në botë ekzistojnë vetëm “NE dhe të tjerët”! Janë mu ATA që ndoshta dikush i ka emërtuar si “Masonë”, “Muratorët e lirë” e kushedi si tjetër. Por, sido që t’i kemi emërtuar, ATA thjesht janë ELITA.

Sikur na del, ATA, vërtet janë të padukshëm, por tejet të fuqishëm. Disponojnë, jo vetëm me ushtri më të sofistikuar për “lojëra me zjarre”, por gjatë paqes, gjithnjë në veprim, kanë në dorë: propagandën, mediat, paratë, bankat…

Ata janë zotërues të luftërave dhe meritorë të paqes. Kreatorë të krizave dhe pushtuesit e tyre. Ata janë arkitektë të “RENDIT TË RI BOTËROR”.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s