Poezi nga Arianita Hoxha
Asaj vajze!
Dhimbshëm të ula në vargun tim
Pa lotuar vesa shkruajta këtë poezi
Syve të gjelbër fliste i yti mjerim
O botë thërrita: ku shkon përgjigju ti.
Mbështetur tek një pemë çelur në rrugë
Me një zë të ngjirur ngjan, ta dëgjoj tani
Dorës kërci të dobët kafshoje një copë bukë
Fruta të fresketa kemi sot për ju zotëri
Fytyrën të nxirë e rreshkur nga vapa
S`di sa vjeç ishe, dukeshe si grua
Flokët të pakrehura kapura bisht prapa
Kjo verë e nxehtë më ktheu në kohë tjetër
Indiferentë udhëtarët sytë s`ti hidhnin
E braktisur u ndjeve në këtë botë
Të tjerë s`të flisnin dhe pse të njihnin
Shikimi yt i brishtë u mbyt të nxehtëve lot.
Mos pyet !
Mos pyet si quhej ajo që për ty derdhi lot
Për ditet, për vitet e ç’ ngjyrë kishin ata sy
Thuaj një vegim ishte shuar në këtë botë
Mos harro për jetë ajo fle në shpirt me ty.
Për të mos u penduar
Pranverës sapoardhur një ditë çudi
Pran manushaqes të sapo lulëzuar
Një letër hedhur kush as sot unë s’di
Zemër dashurie një shigjet pikturuar
Zemrës pikturuar atje dy emra shkruar
Fjalë lagur lotësh në t’brishtat rrjeshta
Dashuri ndoshta në ndarje përfunduar
Letër zverdhur si gjethet nga vjeshta
Shkolla mbaroi sot duhet larg të shkoj
Klasës t’kërkova mes bangave me kot
Zemër thyer mbi këtë letër po pikturoj
Një zemër për fjalët që s`ti thash dot
Ndoshta puthjeve harruar vajzës tjetër
Dashurin harroi njohur viteve më parë
Ndoshta vitesh puthur kishte atë letër
E lotëve të tij ajo akoma s’ishte tharë.
Mall Shqipërie
Atdhe më ka marrë malli kaq shumë
Si nënen dhe babain të mbaj në shpirt
Kujtoj fshatit, përrenjtë kur zbresin në lumë
Mall kam për gurët, për pyjet, për kaltërsitë
Kujtoj shtëpinë, larg veten dot se mbaj
Sjell ndërmend bagëtinë atje tej në korije
Këngë për vendin tim këndoj me lot e vaj
Më vjen në shpirt një fllad, një mall shqipërie.