Poezi nga Vasil Tabaku

Vasil Tabaku -1

Poezi nga Vasil Tabaku

 

 

EDHE QIEJTË GJUNJËZOHEN…

 

…sepse zëri im
Udhëton
Mbi shpinën e rrufeve
Nëpër rrugët e muzgjeve
Ku qajnë dashuritë…
Bota
Është ndertuar
Prej gurëve të zjarrtë të yjeve
Dhe puthjet tona
Rendin këmbëzbathur
Mbi drithërimat e vetetimave
Me përqafime zjarri
Ku pak nga pak
Digjet heshtja e virgjër
Mes mijëra dashurive
Unë
Njioha buzët e tua të trandafilta
Që prisnin aty
Ndoshta që nga përtejjeta
Nga përtejdashuria
Dhe zgjonin stuhitë e puthjeve…
Ne nuk e denim
Dashuria jonë
Ishtë djepvarri ynë
Dhimbjeëndërra jonë
Dhe dëshpërimi
I ngritur në një vargmal vuajtjesh
Përtej durimit dhe forcës
Përtej shpresës
Nën ylberët e shëndritëshëm
Të pasioneve të përflakura…
Nuk e denim
Se jeta jonë
Liria e shpirtit rrebel
dhe guximi barbar
përgjoheshin
nga sytë zezanëve
të veshur me pushtet
perandorë të pakurorzuar
O Zot!
Përse e gjithë kjo…
Ne vinim
Nga fushat e pafund të lirisë
Ku kuajt e hazdisur të puthjeve
Pushtonin hapsirat e pafund
Të pasioneve të marra
Dhimbje krenarë
Që nuk njohin asnjë pushtet
Dhe perandori…
Ne jemi dashuria
Jemi liria
Dhe qiejt madhështor
Ku zgjohen gjithë mrekullitë…
Jemi triumfi I të kaltëres
Magjia e të kuqes së trandafilit
Dhe perëndia e përqafimit….

 

 

 

PERËNDITË E DRITËS

-Baladë-

 

Perënditë janë femra
Është femër
Mikja ime
Me ujvarën e flokëve
Derdhur
Mbi krharorin tim
Si një zjarr prej uji
Që përvëlon
Ndërsa puthjet
Ikin larg
Me zogjtë
Duke u shëndruar
Pak e nga pak
Në klithma dhimbjeje
Përgjakur
Nga rrufetë
Në cvirgjërim…
Perënditë janë femra
Është femër
Perëndesha ime
Dashuria
Dhe mallkimi im I bukur
Shpirti I saj
Prej qiejesh të kaltër
Mban brenda
Qindra diej
Të cilët
Nuk mbarojnë kurrë
Edhe pse cdo ditë
Ajo ma fal nga një diell
Teksa shpërbëhemi në dashuri
Digjemi dhe ndricohemi
Përmes afshit përvëlues
Ndaj thërras shirat
Stuhitë
Dhe gjithë marrëzitë
Thërras gjithë Zotat
Të përmbajnë
Perëndeshën time
Të papërmbajtëshme…
Po ju nuk e dini
Se sa dhimbje dhe zjarr
Sa shumë mall dhe puthje
Sa shumë përqafime
Dhe fjalë
Sa shumë yje dhe trendafila
Fusha e male,
lumenjë dhe dete
mbulojnë
ato caste të cmendura dashurie
Po ja u cmendëkërkan
Edhe Perënditë
U djegërkan
në zjarr dashurishë
Perënditë
Ato, femrat mitike
Të bukura gjer në madhështi
Të mira gjer në pafundësi
Tronditëse
Me zemër prej qelqi
Ndërsa druhem
Nga dora
mos më bjerë
dhe bëhet copa copa…
Ju lutem
Mos e krisni
Mos e thyeni
Zemraën e dhembsur
Të Femrës mahnitëse…
Perënditë
Ato femrat dehëse
Të rralla dhe të trishta si loti
Të drojtura si flutura
Të ëmbëla si mjalti
Dhe tragjike si jeta
Sa shumë drama
Gjëmojnë
Në heshtjen e thellë
Të femrës
Zgjohen dhe flejnë
Përmes delikatesës njerzore
Duke u shëndruar
Në libra sekretë
Dhe asnjëherë të lexuar…
Ato, Femrat Perëndi
Që na falin cdo cast vetveten
Sakrifikohen pak e nga pak
Gjer në pafundësi
Për n t’na bëra paksa të lumtur
Paksa të bukur
Për të na dhënë ndër duar
Skepterin e një mbreti
Dhe për t’na falur
Aq shumë dritë dhe jetë
Perënditë tona
Femrat
Fillimi dhe fundi jonë
Universi I krijimit
Lindjes
dhe vdekjes së bukur prej njeriu
Ato, të mirat
Të urtat gjer në fisnikëri
Të bukura dhe tronditëse
Femrat Perëndi…

 

 

 

GJITHMONË JAM…

 

Në c’farë kohe jetojmë?…
Ju lutem
Me thoni jam ende gjallë
Apo vdekur
Jam zgjuar
Apo ëndërra
M’i ka vrarë shpresat
Shpresat
Këto lodra të fatit
Trillojnë
Apo luajnë tragjikisht me ne?…
Më thoni ju lutem
Është kohë apo moskohë
Është dritë
Apo nxiromë e nxirë
Ku e zeza
Bënë ligjin
Bënë gjithcka
Dhë më rrëmben
Buzëqeshjen
Më vret puthjen
Dhe më mbyt përqafimin?…
Më thoni
A është i lëvizëshëm uji i lumit
A është e gjelbëra e gjethes
Gjelbërim
Apo ngjyra e lotit
Mbi buzët e zhuritura
Dhe krahët e prerë të fluturimit
Vajtimi i zogjëve
Më mbulon shpirtin
Si mjegulla
Fushën e pafund
Ku verbohet dhimbja
Dhe klith trishtimi
Si zog i plagosur…
Gjaku i trishtimit
Është sot
e kuqja e buzës
Të së dashurës sime
Gjunjëzuar
Përpara qiellit të vrarë
Dhe detit të lidhur
Në vargonjë psherëtimash…
Më thoni
Dita e sotme
Ka veshur fustanin e buzëqeshjes
Apo kostumin e zi
Të brengës sime
Nderur
Mbi malet e bardhë
Ku bora thinjet
Nga pritja e gjatë
Dhe liria
Zgjohet ngadalë
Si lulja e brishtë
Me fuqi mitike
Tek canë gurin e bardhe
Dhe cel
nëpër hapsirat e kraharorit
Për të më dhënë
Pak frymë,
Pak zjarr
Dhe ngyrat e jetes së rrallë…
Më thoni
Jam gjallë
Apo bëj sikur jetoj
Kam vdekur
Apo vdekja
Mashtron
Përmes zërash vajtues
Dhe më zë prit
Ditën kur puthja
Ngrihet përpara meje
Si një monument i gjallë…
Jam ende
Do të jem edhe më pas
Do te jem
Gjithmonë do të jem
Unë
Klithma e vrarë
Dhe ëndërra e gjallë…
Jam
Do te jem,
Jam gjithonë
E përherë jam…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s