Poezi nga Zamira Agalliu

zamira Agalliu - 1

Poezi nga Zamira Agalliu

 

 

Sot

 

Sot janë takuar duart e nevojës dhe të bujarisë.

Kjo i gëzon perënditë…

 

Sa pak që zgjat, vetëm një ditë !

Nesër duart e zullumqarëve do të zgjaten pa drojë,

Mbi të gjorën mëshirë, uri dhe nevoj…

 

 

“Orët”

Mbeshtetur në Mitologjinë klasike .

 

Orët e Tua, Orët e tij, orët e Mia

Ishin tre nimfa…

Që ruajtën rregullin shoqëror

E natyror…

Ciklin e ndërrimit të stinëve

Dhe të bimësisë…

I ruani portat e Qiellit dhe pallatin e Zeusit.

Ohh ju Orët që pritët Afërditën në Olimp dhe e veshët me madhështi…

Ç’ bëri Ajo më shumë se Unë ?

Ora e dimrit nuk po largohet, ndihmë.

Unë jam Irena (paqja)

Eunomia mikja ime (qeverrisja e mirë) ka humbur tej në errësirë…

Dikë (drejtësia) mikja ime me pranga në duar e zinxhirrë.

U shtuan Orët e romakëve

U bënë dymbëdhjetë…

Ato ishin të bukura

e shoqëruan duke vallëzuar karron e Diellit…po unë, ku isha unë?

Ohh i shtova dy tela në lirën time ..

I bëra nëntë…

Kur dëgjuan tingujt, bimët e magjepsura filluan të lëvizin ,

Bishat e egra zbuteshin dhe ndiqnin melodinë…

U mundën nga tingujt këngët e serenave .

Ohh sot luajnë melodi tinzare

E unë zhdukem në Orët e paqta të dimrave të mi polarë…

Jam paqja e heshtur

Paqja e bardhë,

E lashtë, e lashtë…

 

 

Shpirti human

 

Ëndrrat bëhen realitet,

Oh! Fjalë të thëna,

Paradoksi ynë për jetën,

Çdo ditë dendim veten dhe të tjerët

Sinqerisht gënjejmë të vërtetën.

Kalohen kufitë e çdo mashtrimi,

Ç’mjerim!

Aktorët tragjikë aktrojnë para nesh,

Dëshirat, ëndrrat bëjnë kursim,

zhurma të ndryshkura që bien ndesh…

Me shpirtin human

ju përgjerohem,

– protestoj

shumë u lodha, por kurrë s’i gjeta,

grushtat gjuaj fort mbi tavolinë

që humbën shtrëngimet

e duarve të sinqerta…

 

 

Ndoshta

 

Ndoshta vendi ynë do të ishte tjetër ,

ti ngjante fare pak qytetërimit të vjetër.

Kolona të larta e gra të ulura në poltrone madhështore ,

burra të vërtete që njohin veç fitore.

Burra të vërtetë që kur janë mbi kalë,

zbresin nga shalë e argjendë

puthin një dorë gruaje

e fjalën e kanë fjalë.

 

One thought on “Poezi nga Zamira Agalliu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s