Sonete poetike nga Hamdi Meça

Hamdi Meça

Sonete poetike nga Hamdi Meça

 

 

SHQIPTARËT

 

Shqiptarët. Ku mund e mbushin atlasin,
Dhe nofulla hapat.Thua,po hanë.
Besojnë Një Zot.Bëjnë si paganë,
Me shpirtrat në interferencë.Flasin.

Shqiptarët.Pa fund e mbushin planetin,
Dhe lart në hënë flamuri kombëtar,
Kufirin e pronës shënon më parë.
I hipin kufomës,kalojnë detin.

Shqiptarët.I gjen dhe nëpër univers.
Yllin vë njëri te sy që i mungon,
Meteorin kap tjetri që të zbresë.

Kur plaken.Janë të rinj.Me nga një thes,
Një qelizorët pëlqejnë gjer vonë.
Shqiptarët.Racë e ngjizur me vesë.

 

 

POETË MENDJEMËDHENJ

 

Poetë mendjemëdhenj dhe dembelë,
Klikues nëpër zona me pasqyra.
Dashnorë në dilemë, gjysmagjelë.
Eustres. Por me të njejtët fyryra.

Promocione plot. Bukë me miza,
Dy libra dhe tetë çertifikata.
Jo gjoks femre barku,as thumb kërthiza,
Tek ju gropë e ndotur me lëvdata.

Miqve të ngushtë s’u bëni një klikim,
Kastile se ata ju njohin mirë.
Pini nga muzgjet e verës si pa kthim.

Marr për apostofë nga cjeptë brirë,
Te ky sonet i vë në fund,në fillim.
Ky të jetë kafaz, por ju të lirë.

 

 

IM BIR, MIRGENI

 

Im bir Mirgeni,vjeç tridhjetë e dy,
Në këtë të premte.Nata e Kadrit.
”Nënë”,”Nënë”,”Nënë”.Tri herë aty,
”Babë”, veç njëherë.Kismet i fatit.

Tri herë “Nënë”,njëherë “Babë”,pra,
Portret i besimtarit të vërtetë.
Ty bir,sëbashku me të vetmin vëlla,
Veç dy shtufa.S’ju lë tjetër amanet.

Dy shtufa:Te koka,te këmbët.Në varr .
Dy djem besnikë kam në këtë jetë.
Zoti,inshallah,s’më hedh në Ferrin zjarr.

Hyjin po njoh.Pres të gjendem në Xhenet,
Nënën tënde, bir, me vete do ta marr.
Nata e Kadrit, dëshmitarja vetë.

 

 

DITA E FITER BAJRAMIT

 

Dielli mbi rrezen e vet po ngjitet,
Secili ndërron rrugën.Për në xhami.
Koha kohën tek ec dhe vitet vitet,
Mbi mëkatet ngordhur,ky mëngjez hedh hi.

Lutja në Zot frymën e bën spirale.
Çdo rreth riprodhon rrethin tjetër më pas.
E fundit ngrin.Hapet pistë e madhe.
Në të Hyji po kqyr botën në namaz.

Bota myslimane s’ rron veç për vete,
Të krishterin s’e vret.Shpëton dhe hebrenj.
Jeton jetën kulmore.Një zog blete.

Në shterr uji.Gjoksin çan.Vuu,lumenj.
Në Xhenet Dera “Rejjan” pret në heshtje,
Hapur qiejtë,të vegjël, të mëdhenj.

 

 

HAPPY INDEPENDECE DAY, AMERIKA!

 

Ja, Amerika me dy kontinente,
Veriu, Jugu, bija të saj janë.
Atlantik, Paqësor. Djem -oqeanë.
Lirija në statujë fton planete.

Gjeni. Shumëkombësh. Një kombësh. Gjeni.
Oj Amerika e demokracisë,
Dokument tribun i Pavarësisë,
Më parë i Nënshkruar, o Zot, nga Ti.

Happy Independece Day,o Vend,
Mitër e pjellorisë që lind vlera.
Qilim fluturues. Ide-avlëmend.

Nga frymëzimet për ty fllad fryn era.
Shqiptarët kur kthehen nga ti, Ëndërr Vend,
Sjellin në atdhe grushte plot me dhera.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s