Martesë e përlotur / Shkëputur nga libri me tregime “Takim me vdekjen” të autorit Lek Gjoka.

Martesë e përlotur

 

 

lek gjoka - 1

Shkëputur nga libri me tregime “Takim me vdekjen” të autorit  Lek Gjoka.

 

 

Orlando zgjohej për dite me zhurmat e palodhshme të turisteve. Megjithëse në kërthize të Floridës prapë së prapë kishte një ndjesi lodhjeve. Nganjëherë nisej drejt liqenit sa për të lare faqet e bëhej gati të nisej në Disney World. Jona e këputur shpirtërisht po behej gati të dërgonte fëmijët në shkolle . Si pa e kuptuar hapi kompjuterin dhe i hodhi një sy facebookut. Fërkoi sytë kur ju duk se pa një emër të njohur. Hyri në profilin e tij kur..

-Oh Zot !- psherëtiu më zë Gëzimi qenka me banim në Orlando , dhe unë nuk e ditkam.

I dërgoi thirrje për ta bere mik shokun e dikurshëm të shkollës dhe si i shkroi një mesazh të shkurtër ra në ëndërrime..

Një shi i imët sikur ishte dashuruar me qiellin. Mori çadrën dhe si e hapi u nis ngadalë drejt shkollës. Pa bërë as gjysmën e rrugës nga larg dalloi shokun e klasës.

-Gëzim, o Gëzim !- i thirri si me force

-Mirëmëngjesi Jona

-Mirëmëngjesi.

-Eja në çadër më mua se do bëhesh qull, po bie shumë shi

-Në rregull, faleminderit.

Hyri nën çadër dhe duke ecur rrugës fërkohej shpesh here me trupin e saj ku mornica ngrohtësie i vraponin si të çmendura nëpër ndjenja..

-Mami, mami!-dëgjoi si në mjegull zërin e vajzës- zgjohu zemër se u bëme vonë për shkollë.

Ajo si e trembur u ngrit me nxitim. Mori çelësat e makinës dhe dolën..

 

Zhurma e fortë e një burie makine e trembi disi Gëzimin. Sapo kishte lenë autostradën I-95 dhe kishte hyre në autostradën tjetër I-4 qe të çonte direkt në Orlando ku atij i dukej si qyteti i dyte i vendlindjes.

Si pa e kuptuar hapi celularin dhe shikoi se dikush i kishte dërguar mesazh më facebook.Pa u menduar më gjatë doli në daljen e parë të autostradës dhe parkoi afër një dyqani.

-Oh Zot !- foli nëpër dhëmbë-Jona shoqja ime e shkollës jetonte në të njëjtin qytet më mua dhe nuk e kam ditur.

Mori lapsin dhe duke ndiere edhe një herë mornicat e dikurshme rinore e shkroi numrin e saj në një cope letër. Sa pa vetëdije formoi numrin e saj te telefonit dhe i ra.

-Alo! Kush është !-i foli një zë i hollë femre nga ana tjetër e receptorit

-Gëzimi jam, ti Jona je apo i rashe gabim ?

-Jo, jo i ke renë tamam , Jona jam. Te pashe në facebook dhe të dërgova mesazh. Mos kam bërë gjë gabim? Te kërkoj falje.

-Jo , jo nuk ka asnjë gabim këtu. Mu bë qejfi qe edhe ti jeton në Florida. A ke shumë kohë në Orlanda?

-Po bëj gati dhjete vite

-Ua , aq sa unë dhe nuk e kemi ditë. Nejse, kur ke dëshire të pimë një kafe.

-Takohemi sot në darke

-Ok, në rregull. Ne çfarë ore?

-Nga ora tete. Merr burrin Agimin dhe..

-Më fal Gëzim a mund të takoheni vetëm. Kaq diçka për të them. Takoheni kur të duash sot jam pushim.

-Në rregull, sa të mbërrij në Orlando të telefono .Ok?

-Ok, po ju pres me plot mall..

 

..Avulli i kafes sikur e kishte kthyer kohën pas. Gëzimi shikonte atë hijeshinë ëmbëltuese të Jones dhe si me dhimbje i fali disa buzëqeshje.

-Oh, Jona ,Jona !- e theu heshtjen që kishte pllakosur- me Agimin si e kalon, a nuk keni përplasje se jeta nuk është vaj? Ndonjëherë burri shamatohet me gruan.

– Eeehh burri im, vetëm burrë nuk mund ti thuhet atij

-Pse mos është lidhur me ndonjë femër tjetër

-Do isha tepër e lumtur por ai është..

-Çfarë është Jona e dashur, mos është gjë pederast

-Fare pak, madje kam blere edhe arme që ta vrisja e të shpëtonte njëherë e mirë por..

-Je ne rregull zemër, mos do të kalbesh tërë jetën në burg.

-Më mirë në burg se sa..

-Çfarë thua Jona, a je në rregull? Po fëmijët ku do ti lësh pastaj?

-Ta marre dreqi ta marre Gëzim. Me dhimbset shumë Agimi, me zor ecën te Shtunën se shkon në klub me dashnorin e kur vjen është i rraskapitur. Jo me kot zoti e ka bere edhe femrën nuk është mashkulli për atë punë.

Ajo i hodhi një vështrim atij dhe u zhyt në kujtime..

 

Zhurma e hapjes së derës së jashtme e trembi disi Jonën. Kishte kaluar ora dy pas mesnate. Pa dashje futi duart nën jastëk dhe fërkoi lehtë tërë nerva gryken e një pistolete. Mendoi të ngrihej nga krevati por fytyrat engjëllore të fëmijëve e stopoi në vend.

-Mami, mami !- i ushtoi në ndjenja zëri i vajzës- të lutem mos ma vrit babin, unë e dua babin.

Duart filluan ti dridheshin. Lotët i vraponin nëpër faqe. Për një moment mori armen dhe doli nga krevati në korridor. E mbushi dhe u nis drejt dhomës ku u flinte vetëm i shoqi. Duart i dridheshin. Zëri lutës i vajzës i ushtonte si në hon. Pa dashje dëgjoi një kërcitje dere. Djali ishte zgjuar dhe po drejtohej nga e ëma. Ajo u tremb por e mori shpejt veten.

-Mami, mami im pse e mban atë armë më duar? Edhe unë dëgjova pak si zhurmë është babi apo kanë ardhur hajdutët. O moj mami ai babi ynë nuk e di se perse të rri shumë ftohtë. Ti e do babin apo jo?

– Po shpirti im, e dua sepse ju dua juve te dyve, drita ime e syve

-Po ai të do ty?

-Sigurisht po.

– Se si me dukët. Pak si shumë i ftohte .

-Jo biri im nuk është ashtu.

-Mami , unë kur të martohem do të flejë me nusen.

-Po zemra e mamasë ti duhet të flesh me dashurinë tënde.

-Po pse babi nuk flenë me ty ?

– Vjen i lodhur biri im, ulu e flejë së do të rritesh dhe do kuptosh me tepër.

-Në rregull , po a do ikim nga Orlando në Kalifornia?

-Jo, ti ke dëshire të ikësh.

-Nuk dua sepse nuk kam shoke atje .

– Kush të tha ty?

– Babi me tha së në Kalifornia ka me tepër liri së në Florida.

-Ti çfarë i the?

– Mësuesi na ka thënë se Amerika është njëlloj në të pesëdhjete shtetet por babi thoshte jo.

– Ok, biri im. Hajde të shkojmë e të flemë.

I kapi dorën djalit dhe u nis nga dhoma e gjumit..

 

..-Si the ti Jona !- e zgjoi Gëzimi nga kujtesa- ti duhet të kesh shume kujdes. Nuk duhet që fëmijët të vuajnë.

-Çfarë të bej? Të përlotëm gjithë jetën? Fëmijët do rriten, do ta kuptojnë, nuk dua t’iu shkaktoj ndonjë traume në moshën e adoleshencës.

-Po pse dreqin u martove më një pederast moj Jona?

– Nuk e dija se Agimi ishte i tille. Ai është djalë intelektualësh. Ti e di se nena e saj na ka dhëne mësim.

-E di , e di .Po nëna e saj e dinte, të tha gjë ti.

-Direkt jo , por indirekt më tha po ta le amanet djalin se është shumë i urte si vajzë.

-Shumë gabim. Po fëmijët si të linden kur ai..

-Në fakt unë jam fajtorë për to.

-Pse?

-Dukë pandehur së pasi të kishim fëmijët do ndryshoje dhe e kapa me force, e detyrova ose të bej fëmije ose do iu tregoja të gjithëve së është pederast.

-Ai pranoi?

– Nuk kishte rrugë tjetër ndaj me vjen keq se jam edhe vete pak fajtore në ketë martese të përlotur.

-Jo Jona asnjëherë mos mendo ashtu , ti u mundove ta ndryshosh por ajo është një sëmundje që vështirë të shërohet.

– Atëherë si t’ia bej , çfarë më thua ti Gëzim.

-Ti duhet të flasësh hapur me Agimin sepse është fati i dy jetëve.

-Jeta ime nuk ekziston më, unë jetoj vetëm për dy fëmijët.

-Jo Jona ti duhet ta jetosh jetën je vetëm tridhjete e dy vjeçe.

-Jo zemër, unë dua të rris fëmijët pa iu ndikuar fati im i zi.

-Qetësohu shpirt. Ti ishe më e bukura, më e shkathëta, më e mençura e klasës. Të gjithë djemtë ëndërronim një vajzë si ti për nuse. Të lutëm largoje stresin nga mendja.

-Si ta largoj?

– Duhet të flasësh me të dhe bashkë ti jepni rrugë zgjidhje jetës.

-Si, a do më kuptojë ai?

– Sigurisht. Ti nuk je vetëm, unë do të ndihmoj derisa ti të kesh pranë një burrë që të do dhe ta duash.

-Ehe, iku martesa ime.

-A do të rritesh fëmijët të lumtur?

-Po , atëherë..

-Çfarë?

– Lëre të shkoj në Kaliforni por pasi të ndahesh me te. Ndarjen veja si kusht që nuk duhet t’iu tregojë fëmijëve se si është i tille

-Po fëmijët do rriten, do ta kuptojnë.

-Ti duhet ta kuptosh Jona se tani sa janë të vegjël nuk do të vriten shumë në shpirt .Ma vonë iu thua se babai ra në dashuri me një grua tjetër dhe kaq.

-Po ai a do pranoje? A mund të rrijë ai pa i pare fëmijët.

-Jo, mund ti takoje sa here të dojë por vetën në Orlando. Ketë kusht ai duhet ta pranoje dhe firmose.

-Gëzim sikur ndihej një lehtësim shpirtëror.

-Jeta është e bukur Jona, ka dallge oqeanike por me qetësi shpirtërorë e zgjidh çdo problem jetësor.

Ajo u ngrit në këmbë. E përqafoi lehte.

-Faleminderit shumë.

– Jo , jo mos me falëndero. Ngriu dhe nisi drejt shtëpisë Fol me të dhe zgjidhe ketë martesë të përlotur.

-Faleminderit, ti mia ndryshove ngrohtësinë diellit, po me sjell fry marrje jete.

-Sonte ke ndonjë plan për të dale kund.

-Jo, pse?

-Merri fëmijët dhe eja nga shtëpia ime.

-Si të vije pa burrë nuk e di nëse Agimi do pranoje. Ti ke familjen tënde, ke gruan. Nuk dua ti shkaktoj probleme jetës tende, familjes tende.

-Mos u mërzit. Unë do t’ia tregoj të gjitha gruas dhe ajo do të jete një motër e re e jotja. Së fundi i fundit gruaja me grua i qan me mire hallet.

-Faleminderit Gëzim. Nuk e dija se në ketë botë ka njerëz të mire si ti.

-Jo Jona mos më falëndero sepse jo vetëm në mërgim por kudo në raste të vështira duhet ti qëndrojmë afër njëri-tjetrit.

Ajo u ngrit ngadalë . Ai i shtriu një kartë ku kishte adresën e shtëpisë.

-Eja sonte . Kjo është adresa ime .

-Do vij sepse ti ma vendosë përsëri në shina trenin e jetës.

U nis ngadalë. Një shi i imët lëshonte litarët nga qielli. Si hyri në makine fërkoi lehte syte. Iu duk sikur ishte në ëndërr. Jeta vazhdonte dhe Orlando sikur e ndryshoji pulsimin e jetës..

 

Jacksonville, Florida 2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s