Poezi nga Valbona Jolla Hani

 

valbona Jolla

Poezi nga Valbona Jolla Hani

 

 

SY TË HESHTUR

 

Sytë janë si hëna të heshtur,
Lexojnë vargjet nga dita e nisjes.
Xhelozojnë me dallgët e detit pafund,
Ato të shohin,të flasin e të përkëdhelin!

Përshpëris me zë të mekur brenda meje,
Sa larg janë malet,ndjenjat i prekin.
Dielli t’puth me rrezen e mëngjezit,
Flladi t’ledhaton me butësin e këngës.

Plasaritur buzët,fshihen në gjoks malli,
Kornizë rëre,mbeten sytë në heshtje.
Brenda shpirtit luaj me notat e këngës,
Çdo mbrëmje yjet patinazh drejt teje sulen.

Shkruaj e shkruaj,mbi qerpikun e lagur,
Aty mbi detë më humbisnin të tëra fjalët.
Në qiellin blu pikturuar me ngjyrat e ylberit,
Mëngjezeve përvëluar shpirtin në heshtje.

 

 

FRYMOJ PËR TY!

 

Ditët ikin si shiu i verës..
E malli më djeg si prush…
Pa Ty,vuan dhe vetë vargu,
Fshehur nën qepallat e lagur.

Frymoj për Ty,Ti je bota ime,
Tingulli i heshtjes godet në shpirt.
Akrepat e orës kohën e ndalën,
Tek buzëqeshja jote,tek ato dy Sy.

Kalëroj mbi ty emocion i çmendur”
Botë tërheqëse dhe e çuditëshme!
Gjithmonë më mungojnë fjalët !?
T’përshkruaj si valë e nxeht afrikane.

Yjet janë patinazh i çdo mbrëmje,
Fluturoj si zog shtegëtar në arrati.
Nën qepalat e tua strukem leht,
Fshin lotin, dashuria trëndafilat si zbeh.

 

 

MË THËRRASIN SYTË E TU TË ETUR

 

Më thërrasin sytë e Tu të etur,
Eja përtej dallgëve me shkum.
T’fluturojm në tokën e ëndrrave,
Atje ku netët nuk kanë gjumë…

Nisem pa e kuptuar n’futurim,
Humbas në ndjenja kuturru..
Në krahët e tu përplasem unë,
Se zemra jote;rreh veç për mu.

Kursyer zërin e zemrës tënde,
Më thërret me synë e shpirtit.
Mëndja ime ra në vena gjaku,
Aty një drite e madhe N’univers!

Më thërrasin sytë e Tu në heshtje,
Më afrohesh ngadalë si flad i erës.
Më puth me epshin shpirtin të etur,
Kur largohesh,lemza merr emrin tënd.

 

 

NUK JAM LARG TEJE

 

Nata është e errët,yjet ndriçojnë qiellin,
Nisë e vrapoj drejt teje,ushëtij si dallgë deti.
Era përshpërit shkurret me fjalët e këngës,
Veshët e mi dëgjojnë tingujt e tu të zemrës.

Nuk jam larg teje,jam rrezja e parë e diellit,
Trokas në dritaren tënde,t’puth me fladin e erës.
Jam uji që freskon sytë e mëgjesit,fryma e jetës,
Energjia për të fluturuar drejt ëndrrës përtej reve.

 

 

NJË KËNGË NË HESHTJE

 

Një këngë në heshtje lëshon tinguj të zjarrt,
Për ata sy,qepallat lundrojnë mbi dallgë.
Jeta më ka dhuruar më t’bukurën përrallë,
S’kam për tu ndalur ajo këngë më mban gjallë.

Fluturon ndjenja merr krah jete mbi vullkan,
Digjet shpirti,në sekretin e ëndrrave ti je pronar.
Një koncert shijesh gatuar,shpirtin ndezur mban,
Karvan yjet lëshuar,në pafajsi e fjalës flasin sytë tan.

Dashuromë e këngës mos ja ndalë notat e larta,
Në çadrën tënde më mbajë,nga lotët t’mos lagem.
Thurma shpirtin me shpirtin tënd kopsitur bashkë,
Stolise me ngjyrat e ylberit, të kuqen theksoje pak.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s