Poezi nga Ollga Selmani

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Nga i cili

 

Kushedi, në ç’kushte, jemi nesër ?!

Kushedi,  ç’themi për këto valë?!

Kushedi,  në ç’brigje, do të jemi,

mbrapa shpine, apo ballë për ballë ?!

 

Pa dyshim, do të jemi ndryshe .

As veten s’e njohim, ndonjëherë .

Po, në të gjitha rastet, në të gjitha,

s’të ngatërroj, dot me të tjerë .

 

S’ta ngatërroj dot nënqeshjen,

aty,  ku ngazëllimi yt, s’ka fund .

Ky,  është njëri nga detajet,

nga i cili, dot nuk të  humb .

 

 

 

Kështu ndodh

 

Më mori malli, më mori .

Po mallet, s’rrinë dot brenda, pa fund .

Ato e gjejnë rrugën dhe dalin,

të shkarkojnë , veten time, nga unë .

 

I shkruaj mallet mbi letër .

Pastaj, ndodh siç zgjidhet një nyje,

se kështu ndodh me poetët,

nuk rrëfehen, tjetërkund, veç poezive .

 

 

 

Pylli ynë

 

Pylli, do ketë qënë, në vjeshtë,

atëherë, kur u rastisëm .

Atëherë, kur pyllit shkonim,

gjethet rrugës, pëshpërisnin .

 

Ngjyra drurësh, gjithëfarësojesh .

Poshtë e lartë, gjethe kishim .

Ato pëshpërisnin fort .

Ne shëtisnim e shëtisnim .

 

 

 

Pse më del përpara

 

Kur më ikin vitet e s’më pyesin fare,

kur më hyn trishtimi, në brinjë,

kur mbetem pa frymë meseve të natës,

pse më del përpara, ti o shëmbëllim ?!

 

Mendimet pas teje, turren që të kapen,

si nevojë njeriu për shteg .

Bëj, sikur i mbush mëndjen vetes, mbas  gjithë rropatjes,

se je ti, ai që do më nxierrësh, në breg .

 

 

 

E shkaktoi malli

 

Ne flasim për gjëra të pa rëndësishme .

Ne flasim, vetëm për të tjerë .

Po kur vjen radha dhe pasagjerë e avionit, nisen,

s’e durojmë ndarien, asnje herë .

 

Qiejtë plasen dhe çahen mallesh .

Po shkencëtarë flasin kot e shkaqet s’i gjejnë .

Ata s’e dinë hiç se, vrimën e ozonit,

e shkaktoi malli, nga ky planet .

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s