Poezi nga Pullumb Ahmeti

 

pullumb Ahmeti

Poezi nga Pullumb Ahmeti

 

 

NJË NATË DHE VETËM NJË

 

Një ujë që rrjedh kulluar
një hije për t’u freskuar
një buzëqeshje e zbukuruar
një dritë e dritëruar

Një flok rri supit lëshuar
një sy që më sheh hutuar
një ball që të rri menduar
një ndjenjë e drithëruar

Një trup pret për tu prekur
një natë të rrijë e zhveshur
një buzë të bredh e dehur
një kurm nektarin mbledhur,

Një shtrat çarçafe shtruar
një trup me të bashkuar
një hënë që rri menduar
një buzë më ke kafshuar

Një ndjenjë lëvon në mua
një hënë rri pranë e zgjuar
një dorë belit shtrënguar
një llavë djeg përvëluar

Një burim që buron buza
një herë u ndala e nduka
një nuk deshi sa e putha
një shenjë i lash te gusha

Një natë vashë vetëm një
një her thash të fle me të
një ëndërr moj që u zhbë
një fjalë the,se s’të vi më..

Një herë the vetëm të dua
një trup bëmë mish e thua
një nat m’u derdhe si krua
një ishte kjo vash për mua.

 

 

 

NJË TRAK VËRTET

 

Një trak vërtet një trak
një sy ç’më turbulloi
një thirrje vjen nga larg
një zemer drithëroi

Një erë përkund flokët,,
një lëkurë djeg një diell
një ëngjëll bekon tokën
një trup që ëndrrat ndien,,

Një dorë shkërmoq rërën
një buzë që puthjen tret
një flok që mbulon llërën
një vashë që dikë pret.

Një ëndërr që zgjon shpirtin
një ndjenjë që të ndez flirtin
një dorë që miklon gjirin
një flak moj të shkrepi syrin.

Një val bregun freskon
një sy ndjenj turbullon
një buzë që më tundon
një drit që shpirt ndriçon.

Një buzë e purpurt qesh
një ëndërr si vegim,tres
një lot më ngjan si ves
një trak dashurin ndez ,

Një trak vërtet një trak
një zjarr ndezi në gjak.

 

 

 

MERRE E DASHUR TRËNDAFILIN

 

Hape dritaren,e dashur
sytë eh, sytë
hidhi parmakut të drunjtë
mbi të kam vendosur
çapkënen zemër
shpirtit lodronte
s’më rrinte urtë,,,,
Ej lozonjare,më dëgjo
nëse zgjuar ndodhesh
kujdes.mos u nxito
të ndez delirin,
gishtat,kërcellit mi ruaj
kur të marrësh trëndafilin
mes petalesh,puthjen ruaj.
Le të fryjnë erëra të murrta
edhe shi le të leshojnë
puthja ruhet vasha ime
petaleve murëgurta,
veç për ty ruan aromë,,
Mos,me atë vështrim
gurin që kam në dorë
thërrmijash ma coptove
të mbrohem,s’pata kohë
dhe muret e zemrës
një nga një m’i dërrmove.
Erdha në krahët e erës
fshehur pëlhurës së reve
dritares me pika shiu
mos thuaj se s’më ndjeve.
Zgjate dorën me gishtat e hollë
trëndafilin pikat e shiut të mos e zënë
tej koha sa vjen e gjëmon
gjëmon dhe shpirti ,për ty ka tëngë.
Erdha, hyra kanat hapurës,
pa u ndjerë,dritares,brënda
era shkarkonte retë me tërsëllimë
ah moj e dashur,syri shpon si gjëmba
gjëmba që vrasin dashurinë
S’ta ndjeva zënë,e dashur
veçse joshësin të ëmblin,vështrim
eh sa fjalë të pashprehura ruan zemra
mbi parmak të pret,jashtë një trëndafil.
Zgjate dorën merre
Mos e le ta shqyejnë stuhitë….

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s