Poezi nga Vjollca Tiku Pasku

 

Vjollca Tiku pasku - 1

Poezi nga Vjollca Tiku Pasku

 

 

TI, QË MË TËRHEQ DREJT SHTATË QIEJVE

 

Na njohin të gjitha pemët që shpërndajnë oksigjenin ndër lugje,

frymët e zogjve që lëvizin sqepin me kureshtje në imazhin tonë,

të gjitha orët që mbajnë mbi shpatulla akrepa takimesh, puthjesh,

të gjitha ngjyrat e ditës që derdhin ar në oazin e dashurisë në jehonë.

 

Ti më tërheq drejtë shtatë qiejve, ku rilindin galaktikat në lartësi,

ku gjatë fluturimit, kodin e parajsës e hap me një yll buze vetëm ti.

Distancën e largët, ku dallëndyshet fluturojnë për të gjetur ngrohtësi,

ne e përshkojmë në pak çaste, me pendën e bardhë të agimit të ri…

 

Ti mban në gjoks një lirë hyjnore, që këndon këngën e luleve ekzotike,

e më bën të përhumb në rruzujt e botërave të virgjëra të krijimit,

ti mban në dorë frerët e karrocës që tërheq çastet e viteve kozmike,

unë të them: “Ndal, e fillojmë nga e para!… më kap gjatë vrapimit!…

 

 

SONET JETE

 

Kush ka ndjerë qysh herët melodinë e vesës së agimit,

që rrëshqet butë mbi harqe petalesh transparent,

ka ndjerë edhe një rapsod të rënë nga gjuha e qiellit,

kur në të varet një ujëvarë që me pika kristali kërcen.

 

Kush ka thithur aroma lulesh mbjellur nga nimfat në tokë,

ka ndjerë lindjen e ëndrrës që me parfum trëndafili ajrin qëndis,

thyerjen e qelq petaleve për të ngritur shpirtin në vallëzim,

dridhmat dhe mornicat e erës në përjetësimin e bukurisë.

 

Kush i ka parë zogjtë me krahë gjigantë prej dallgësh deti,

sfungjerët që kanë mbledhur butësinë e përkëdheljes ujore,

koralet yjorë ku puthen nga buzët e peshqve në gjethe rrymash,

ka ndjerë orët e kaltra në byzylykun e perlave të ditëve verore.

 

Kush ka ndjerë tingujt e një violine të zjarrtë në vetveten e tij,

të zhytur brenda zemrës që çliron hiret e një vullkani në zgjim,

ka ndjerë vakumin e ëmbël të çasteve hyjnore të dashurisë,

që shkrinë fjalët çastit dhe u dorëzohen britmave në amshim.

 

 

FORMULA E BARDHË

 

Te pemët e vjetra në një shtëpi rrënuar nga netët e kohërave,

Ju, grupi i të rinjve mbledhur gërmuq, të ftohur e pa ngjyrë,

fluturoni nën kotësinë e pluhurit të bardhë, të drogave,

që mbartin sferën e heshtjes në vagonin e vdekjes pa fytyrë.

 

Ju gjalloni në diellin e ëndrrave me pyje pa rrënjë e pa planet,

sy mbyllur stimuloni shpirtin, vini helmetën pa peshë të iluzionit,

vidhni çaste, orë, e rënkoni të dehur nga jeta që mbyt veten e vet,

duke u gjeneruar nga ekzekutimi i arsyes së dhimbjes, e pasionit.

 

Sa mallkime lëshojnë sytë e skuqur të horizonteve tuaj të errët,

kundrejt krimbave, që lindin fshikëza prej pluhuri të bardha,

sa kazma metalike godasin në aortën e organizmit tuaj të mjerë,

kur shikojnë filizat e çarë që mbyllen në rrënjët e selvive të larta.

 

Errësira është pjellë e hijes së çalë të varfërisë mendore,

vezë bosh pa embrion që pushtohet nga flaka e qiririt të shkrirë.

Drita është burim i zërit të krijimit nga inteligjenca njerëzore,

jeta pa sy, zgjedh psalmin e djallit, veshur si engjëll pa gjymtyrë…

 

 

DASHURI NË HIJE

 

Mes erës së ngrohtë të prillit lindi një dashuri,

ai i dërgon një puthje me një fllad gjethe,

ajo s”ra në buzët e saj me petale virgjëri,

por në një pemë ulliri që buzëqeshi me ledhe.

 

Ajo indiferente largohet me sy të fshehur.

 

Ai i dërgon një shtrat qielli mbushur me përkëdheli,

të mbështillet vetëm me fijet e hojeve të kaltërsisë,

sa agime , ëndrra, shpresa t’i dorëzoj në gji,

nën rroba në trupin lakuriq t’i ngjiti shpirtin e tij.

 

Ajo indiferente u zhyt në detin e valëve pa fjalë.

 

Ai thurri një kurorë me fije dielli liruar nga topi i zjarrtë,

për harkun e vellos të qëndrojnë si flutura plotë jetë,

fustanin ia qepi me dritë pranvere nga bezja e engjëjve të artë,

këpucët ia formoi me tinguj ndjenje fletë, fletë.

 

Ajo indiferente luajti pa zemër, me ndjenjën e flaktë.

 

Ai u largua zemër errësuar pranë qiellit e diellit të marri dritë,

me britmën e zambakut të bardhë nxori hidhërimin ku shpirti iu lirua.

Ajo qau nga ikja e tij e lotët kripëzuan burimin e malit ndër vite,

e kërkoi kudo me vajtim,” si nata për pak dritë përvëluar”.

 

Kush ndjen një zjarr mos të luaj sepse shndërrohet në një flakë të pashuar.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s