TANI TË NJOH…NGA MAJË E THOIT! / Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Fatbardha Xhani myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

TANI TË NJOH…NGA MAJË E THOIT!

 

Qeshin flokët e mi

Qëkur me një puthje dridhje,

Me një puthje dhimbje,

I pagëzove

Me një emër ndoshta perëndie

Ndoshta bukurie

Ndoshta ajrie…

 

Por…

Të kishte hije

Të kishte hije ajo qeshje prej burri

Fitimtar…

Betejën e fitove

Betejën vetë e kishe marrë

Thjeshtë me një emër dashurie

Që i vure një natë

Flokut tim

E më le zgjuar

Duke u rrotulluar,

Deri në agim…

 

Pastaj…

Puthe këmbën time,

Ishe i detyruar(!)

Këmbës time i gjete një tjetër emër

Emrin e tokës…

E më the zëdridhur

Më në fund:Tani,

Të njoh

Nga majë e thoit

Në majë të kokës!!!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s