Poezi nga Dhimitër Jani Kokaveshi

 

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitër Jani Kokaveshi

 

 

STINËVE

 

Pranvera!… Më shtrinte
mes pasioneve të saj
shkrinte dimrin.
Dhe nëse dimri përflaket
çmendurisë
si një mendim, në boçet e tij
kërkoj ringjalljen.
Ringjalljes!… Shtrihem
si mbi mantelin pranveror
kërkoj shërimet
e vizuales,t’i gdhënd zbërthime.
Në çdo zgjerim!…
Një lidhje dhe përmes lidhjeve
të saj, ngado
kërkoja, ngado,… zgjimet
i udhëtoja
dhe më udhëtonin duke rrëzuar daljet e metropoleve
të shpirtit
aty, ku stinët zbërthehen
si mitra e një gruaje pa kursim të jetës
dhe në ndërtim të jetës
linte… fuqitë e saj!…Na bien
dritën. Kjo pikë kulmore e rreferimit
nuk lë pranverën
pa meditim, përmbys zhgënjimet.

 

 

FATI

 

Kështu rridhnin…
Fatet tona.
Mendimi!…
Thahej, venitej
si një shkëndijë
fshehur…
në hi. Ëndrat!…
Nuk merrnin jetë
Shuheshin!…
Pa mëshirë.

 

 

 

MES NDJENJASH

 

E ledhatonte… era!…
Frynte
dëshirave të saj
mblidhte
fllade dhe zjarre
ndjenjash
binte, mbi përzierje stuhish
pranverore
Nuk mund t’i abrogoj.

 

 

 

ZË MISTIK

 

Të ledhatoj flokët!…
Sa është kufiri
I largëpamësisë
Prej mediokritetit.
Brënda kësaj shkujdesjeje
Dashuria ndaj teje
Vetë jetës
Gjithmonë triumfon?!…
O zë mistik!…
Shpesh brënda vetes vetëm…
Mos kumbo!

 

 

 

MBI PSHERËTIMAT

 

Therëse, kjo dashuri
coptuar
tingujsh!…Nuk më linte
veç psherëtima
heshtjesh të lodhura
të rrudhura
buzëve!… Fjalë harruar
e pashprehura
e humbura e arsyes
tronditur
mbi zjarre shpirti si t’i fitoj?…
Dueleve
heshtur humbi dhe ajo…
psheretima
si një varezë njerëzore
me të jetojmë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s