Poezi nga Eduard Leka

Eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

 

Asgjëja

 

Asgjë
nuk humb

Asgjë
nuk krijohet

Por vetëm
vazhdimisht

Çdo gjë..
trasformohet

Kush asgjë
nuk kupton

Patjetër

Në asgjë
nuk dyshon .

 

 

 

Arti i Shpirtit

 

Vite kanë kaluar
mote rrokullisur

Me gjëma
me zhurmë

Në heshtje
me qetësi

Disa si valë deti
erë lozonjare
bukuri mahnitëse..

Fluturim shqiponje
mbi ktë faqe dheu
parë nga sytë e mi

Por jeta i ka të gjitha
Si çdo shfaqje e bukur

Per ta gustuar..
do paguar bileta

Edhe se fort shtrenjtë
paska qënë e shkreta

Udhë emigrimi..
luftë për mbijetesë

Drama të dhimbshme
kalonë shpirti i shkretë

Sa më shumë vuan
po aq fisnikërohet..

Mbushur me përvojë
vjen e pasurohet..

Shum i ndjeshëm bëhet
llavë vullkani shpërthen

I lirë të marrë frymë
deri sa veten gjen..

Të fshehtat me kohën
fillojnë të rëndohen..

Realitet i jetës..
me mushtin e saj

Dhe verën e athët
Dehëse mundonjëse

Nga ëndrat na shkund
deri sa merr fryme
udha nuk ka fund

Nis çliron me pikëza
gjaku dalë nga shpirti..

Rrjedhin fjalë lumë..
Currilë kristal burimi

Shpirtin e freskojnë
peshën sado pakëz
bukur ja lehtesojnë…

 

 

 

QESHJA

 

Kush gjithmonë
buzëqesh

Kuptohet..

Që shpesh
i sinqertë

Nuk tregohet

Kur natyrshem
shpirti loz e qesh

Kuptohet..

Askush prej tij
nuk lëndohet

Në atëmosferë
gonxhe kenaqesie

Lulëzohet

Virus shpirtërash
kudo shpërndan

Të gjithë qeshin
askush nuk qan .

 

 

 

LARMI JETE

 

Ka ditë plot buzëqeshje
ka dite plot me lote

Ka dite monotone
dite plot emocione

Ka dite plot vetmi
të heshtura në qetësi

Ka ditë që të mungon
një fjalë dal nga shpirti

Një shtrëngim duarsh
thjeshtë një përqafim

Një kryqëzim shikimesh
që përcjell dashuri..

Dashurinë ta dhurojnë
personat e zemrës

Dhe ju miqt e mi..

Kështu e paska jeta

Në fund fiton dashuria
dhe vetëm e vërteta..

 

 

 

RINI

 

Hovi i valës

Me të bardhë

Çdo orë

Më e kaltër

Çdo ditë

Më rinore

Vdekja…

 

 

3 thoughts on “Poezi nga Eduard Leka

  1. Eshte kenaqesi te lexoj poezite e te madhit Eduard Leka…..
    Padyshim paqja shpirtnore fisnikria e mendimit..
    Vitaliteti poetik e bejne te adhurueshem…
    Resp e mirnjohje per juve familjarisht poet fisnik

  2. Pingback: Poezi nga Eduard Leka – eduardleka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s