Poezi nga Josif Gegprifti

Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

 

E panjohura mikja ime….!

 

E shkruaj për ty
e panjohura mikja ime.
Nuk di në se e ndjen një shpirt
që bredh,që psherëtin,
duke menduar për ty
dhe imazhin e fytyrës tënde
ka në sy?
Po kush je ti,
që si një forcë magnetike
më tërheq me kaq ëmbëlsi,
më futesh çdo ditë
në thellësi të shpirtit dhe më thua
:…se je si vala e detit,
ndërsa unë të krahasova me valën e liqenit?

Ah e panjohura mikja ime,
nga muzgu në agim,
në këtë bregliqeni
mendoj për ty e frymoj,
dhe me vështrimin tim,
në kaltërsinë qiellore
veç ty të pikturoj.

 

 

 

Thirrje…

 

Kudo që të jeni,ejani!Sa dëshirë kam
të dëgjoj edhe një herë
zërat e viteve rinore!

Ejani
takoni duart,
përqafohuni,
qeshni e lotoni
bashkoni zërat në një akord
dhe të kumbojmë edhe një herë si atëhere.

Le të ndrijnë flokët e bardha
dhe rrudhat që janë bërë si brazda.

Në pak çaste
të bashkojmë dy jetë,
rininë e pleqërinë

Ejani kudo që jeni
bashkë kemi kaluar jetën më të bukur,
Rininë!

 

 

 

Sa çudi!

 

Të dashuruar ishim dje,
Ti ishe gjithçka për mua,
Tani nuk e kuptoj përse,
Je zemra ime më thua!

Dikur një plagë më shkaktove
Dhe unë s’të urreva aspak,
Po ç’të nxiti që plagën ngacmove,
Kur vitet kanë ikur kaq larg?

Mendja pse vallë të rri,
Tek një ndjenjë e vjetër e ikur,
Ti s’je lulja e syve të mi,
Sepse petalet të janë venitur.

 

 

 

Gëzoja…

 

Gëzoja kur shëtisnim në natyrë,
kur dëgjoja zërin e ëmbël,
tani s’e shoh më atë fytyrë,
dhe rrallë më vjen në ndonjë ëndërr.

Shëtis i vetëm buzëliqenit,
me vështrimin mbi Malin e Thatë
e shoh dhe fluturimin e zgalemit,
dhe prap unë ndihem fillikat.

 

 

 

***

 

Dashuria
Ka një det me puthje
Të ëmbla e plot zjarr,
Por
Asnjë puthje s’është
Si puthja e parë.

 

 

 

***

 

Sa herë me miken zihesha,
inatin ja nxirrja hënës.
Je ti shkaktare i flisja,
je ti xheloze i bërtisja..

Hëna derdhte lotët mbi telat e kitarës.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s