U PROMOVUA LIBRI “NENTË DETET E ORFEUT” / Nga Rushit Ramabaja

U PROMOVUA LIBRI “NENTË DETET E ORFEUT”

 

 

Rushit Ramabaja

Nga Rushit Ramabaja

 

Në manifestimin letrar të së shtunës (9 korrik 2016) “PEJA POETIKE 2016”, veç të tjerash, u promovua edhe vëllimi poetik “NËNTË DETET E ORFEUT” i poetes vlonjate Sofia Doko Arapaj (botim i shtëpisë botuese “ORFEU”, Prishtinë, 2016).

 

 

13566973_565646170282013_450796142638955256_n

NËNTË DETET E ORFEUT

 

Me këtë rast u tha se vëllimi poetik “NËNTË DETET E ORFEUT” ndërtohet mbi pesë boshte motivore: mbi kërkimin e Orfeut dhe të dashurisë universale, mbi motivin e fëmijërisë, mbi motivin e mallit për mëmëdheun, mbi motivin e mërgimit e të mynxyrave të tij dhe mbi motivin ekzistencial. Janë si pesë Qerret e Diellit, që udhëtojnë pambarimish duke shumëzuar mëngjeset e jetës.

 

 

Sofia doko arapaj - 1

Sofia Doko Arapaj

 

Në fund u theksua se duke mbyllur këtë dorëshkrim, ke përshypjen se gjatë gjithë leximit ke dëgjuar tingujt e butë të pektisit pellazgjik, veçse të shqiptuara me gjuhën moderne të Sofies sonë. Kjo ka sublimuar në vargje lirën e shpirtrave të miliona grave të etnisë për të monumentalizuar dashurinë, ndarjen, mynxyrën, nostalgjinë dhe ngadhënjimin mbi mortin. Sofia pa dyshim është e do të mbetet një nga zërat më të qashtër dhe më të thellë të poezisë sonë të re.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s