Poezi nga Përparim Hysi / Shkëputur nga cikli poetik ” Kohë djalërie”

Perparim hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

Shkëputur nga cikli poetik ” Kohë djalërie”

 

 

KOHË DJALËRIE

 

Sa dëgjova harmonikën, fluturoj dhe shkoj në lëmë
Se atje do të gjej miken; miken që njoha mbrëmë,
Miken që njoha mbrëmë në një mbrëmje vallëzimi
Se diçka i kam thënë (pret përgjgije, Përparimi!)

Ndaj dhe erdha me një frymë, se ç’përgjigje do më jap
Përmbi mua seç nguli synë,edhe uli kokën pak.
Mirëpo unë nuk e ha thatë, prapë e ftoj në vallëzim
E “zbërthej” pak nga pak, kam “patentë” për “deshifrim”.

Dhe, mandej, puna shkoi vaj (mikja mua seç m’u “dha”)
Kohë e djalërisë, haj (Pse më vjen përpara mua)
Se më merr e më gjezdis në të kohë aq të bukur
Jam në vërsë të pleqërisë dhe mbresohem e jam turbull…

 

 

 

KUR TË SHOH TË  “DJEGUR” *

 

Të shoh djegur nga dielli
Si të kesh qenë mbi prush
Sytë mbi ty, i gjithë Fieri!
Se më je si “rrush”

Je tamam si rrush i pjekur
Goja më shkon lëng
O mor diell që ma ke “thekur”
Koka ma bën “tëng”

Doli mendja nga burgjia
Dhe bredh kot më kot
E verboi bukuria
Ndaj nuk mblidhet dot.

Herë më dukesh si bukëfike
Ca djegur, ca thekur
Çfarë të them më tepër, mike,
Ta dish: më ke mekur.

 

 

 

DIKUSH LËVIZ NJË PERDE *

 

Në rrugë për punë dal
Dikush lëviz një perde
Po kush e lëviz, vallë?
Sikur them unë me vete.

Sakaq e vazhdoj rrugën
Por syri në përgjim
Pas xhamit më ndjek gjurmën
-Ku vete, Përparim?

Ndërsa unë marr kthesën
Profili i plotë pas xhamit
E “lexoj” tani “adresën”
Adresën e mike-xhanit.

Zë qeshem unë me vete
Sakaq dhe ndjehem mirë
Se aty pas një perde
Më pret një xhevahir.

Është dhe kush ështtë
Për ju as ka rëndësi
Por mendja më bën “fësht”
Për miken që pas perdes rri.

Pas perdes në “përgjim”
Sa herë që vij a dal
Ç’fat, mor Përparim?
Të ndjek, të pret një mall.

 

 

 

O MOJ ERË E DETIT!

 

O moj erë e detit që e freskët fryn
Pa m’i thuaj Sadetit, t’më vijë në takim
Dhe ma zërë prej veshësh, (ma sill me “pahir”)
E shoh që do qeshesh, (ky s’është në fiqir?!!!)

Në fiqir nuk jam, ma mori Sadeti
Zemra ma bën bam sikur ra tërmeti.
Syrin si ulli, buza e saj: mjaltë
I puth buzë e sy dhe nuk them dot: mjaft!

Mjaft se nuk nginjem, e dua përsëri
Prapë për të po thinjem, Sadete, oi…
Oi… lëshoj kujen… nuk e gjej Sadetin
Pa atë nuk mundem… po jap selametin.

 

 

 

HIQMA BRENGËN, O MOJ MIKE!*

 

Hiqma brengën, o moj mike!
Brenga është e rëndë
Se vetëm ti, e imja shpirte
Brengën e bën pëndë.

Brenga ime është e madhe
Është brengë dashurie
Edhe gjumin me alarme
Nga e jotja “hije”.

“Hija” jote pas më ndjek
As hiç nuk më ndahet
Përmbi zemër imja brengë
Zemra dysh po çahet.

Në ke sy, ti e shikon
Miku yt seç heq
Vetëm pse të dashuron
Mend po shkon në dreq.

Dashuroj unë si ashik
(S’loz me dashurinë)
Nuk do gjesh si unë besnik
Ja e imja “firmë”

Veç dy fjalë dhe ndajnë dhe detin
Mike, moj, të dua
Ta besosh, mike, poetin
S’gjen besnik si mua.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s