Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike VIII
TAKOVA DOKTORIN
Kushtuar Kardiolog Dr. Fevzi ALO
Fjalëpak, i përqëndruar,
njohës që fuqi rrezaton,
këmbëngulës në qëndrimet,
etur për drejtësi në mëmëdhe.
Argumentet, fuqi mirë e matur,
vlerë i zhvillimit global,
vështrim me diapazon të gjërë,
fisnikëron mikun tonë.
Fortë i bindur dhe shumë bindës,
solli freski në bisedën tonë,
dashnor i çiltërsisë, bujar në qëndrim,
shpalosi gjërë e gjatë historinë.
Themelet vuri, ato të paanshmërisë,
virtyt i qëndisur tek dijetar,
nën drithërimat të mos harroj,
qëndrimet aristokrate të doktorit.
Përjetuar ka, të idhta momente,
largpamës, është buzëqeshur vetëm,
në kërkim të njohurisë, vitet e pasigurta,
tha…më shtegtuan larg në Turkin mike.
Tru edhe një, gjeti larg folenë,
ndërtoi kështjellën mikëpritëse për vendas,
në oazë këtë, frymon nostalgjia,
prore kujton, mëmëdheun Kosovë.
Në ujërat e qeta, me famlje lundëron,
në të qetin det, mishëruar me dashuri,
dritëzon rrethinën, me energji fisnike,
marramendëse qetësi, është natyra e tij.
GJUHË SHQIPE
Bukur kjo gjuhë, që emocionon,
thellë, është futur në gjoksin tim,
gjetur ka, ngrohtësi të rrallë,
jetoj, frymoj, gjallëroj me frymëzim.
Veshur me shprehje që ngjallin,
ndjenjat, dashurinë, besnikërin, art,
me fisnikërinë e saj, madhështinë epokal,
mishëruar në mua, më begaton.
Lashtë sa vet, bukuria natyrë,
e lirë shtegton trojeve Shqipe,
tingëllon fuqi, mbretëresha e pasur,
detin e trazuar, qetëson me poezi.
Përfshirë ka, tridhjetë e gjashtë shkronja magjike,
pasuri që ndjehet, në lartësitë hyjnore,
ndëgjon, thua se është violina me nota kristale,
lundëron në ajër, mbjell dashuri epike.
Evetari, zgjuar nga dora e Naumit,
shtrirë është në mbarë shenjtërinë,
gjetur mburjen ka, tek pendashësit,
Gegë, Toskë, Rilindja Kombëtare, gjuhë e njësuar.
POETI ENIGMATIK
Feniksi heshtur shpalosi dijen
Margaritar ky i thellësive të ndjenjave
Epshin e fshehur nën minierën
Lartësoi në vargjet poetike.
Si muzgu pak para agimit
Dritëzoi skenën e pasur
Qetë posi merimanga thuri kthetrat
Frymëzuar nga egoja e dehur.
Krahëhapur modest i sinqertë
Hyri në shoqërinë e fisnikëve
Përqafuar nga doajenët ngrohtësisht
Ndjekur vazhdoi bukuria e vargjeve.
Me besnikëri ushqyer ndaj madhështisë
Jetësoi ëndrrën e brezave për lumturi
Dhuntinë e fshehur në duart e penës
Tha duhet stolisur poezitë me ndershmëri.
Përshëndetur nga vetmia e mesnatës
Udhëheq gjysmëhëna e flaktë
Pas skenës në hijen e thjeshtësisë
Poeti dhe shkronjat enden sokaqeve të kalldrëmtë të Prizrenit.
DIJEDASHËS
Stuhia e shekujve na mbërtheu
U tkurrëm nën çizmet e huaja
Tradhtuar djegur pandershëm atdheu
Shkrirë në agoni afshi kurrë nuk u shua.
Ngelëm buzë dijes gjobitur pandërprerë
Vashëzat shtatëlarta meshkujt burrëror
Dredhur jetën na kanë këlyshët okupatorë
Ne fitilin e shpërthimit mbanim në dorë..
Lava pandërperë shpërthente kujtonte lirinë
Digjte pamjaftueshëm ardhacakët e gjorë
Brez pas brezi kumtonim amanetin
Nga oxhaku ata duhet shpor.
Pas një odiseade të gjatë shumë
Pushtuesi u godit rëndë fushëbetejën dorëzoi
Ne mbledhur në mësonjëtoren Korçë me nam
E lartë fryma për dije tek ne rrezatoi.
Drejtuar qendrave tek Ilirët e mësimnxënies
Trashëguar shkathtësitë gjenetike sundojnë
Plejada e dijetarëve sot buron sukses
Të përqafuar jemi nga miqtë që na nderojnë.
Melodia e mesnatës nën thuprën e maestros
Kujton mrekullinë e besnikërisë
Kokëlartë marshojnë apostujtë e Iliridës
E përkryer filharmonia derdhë tingujt e lirisë.