Poezi nga Fleta Satka

fleta satka

 Poezi nga Fleta Satka

 

 

Asgjë më shumë

 

Askush nuk donte fjalë të mëdha,

ose të bëhej lumë,

a…uragan prej zemërimit.

Askush nuk do donte

të kishte ngjyrën e qiellit,

a…të ishte si një perëndi

kur faji të bëhej nuse

dhe askush mos e merrte,

Por kur hëna të dilte

dhe valët e detit

pa zhurmë të ledhatonin bregun,

kur deti nën driten e yjeve

të dukej si vaj,

e guralecët bregut

dalë nga thellësitë

të putheshin me rërën e lagur,

Shpirti të m’ ishte i përqafuar

nga duart e dashurisë,

aq donte gjithkush…

dhe nata të mbyllej pasandej

si t’ ia kishte ënda,

kur në kraharorin tim

të mbaja gjumin tënd dashuri

Asgjë më shumë…!”

 

 

 

Mjerim…

 

Mjerimi nuk ka ngjyrë

rracë

a…gjini,

e nuk kërkon lëmoshë

me ngrit kryet

e me pa diellin në sy,

se dhe diellin

bastardët dinë t’ a vjedhin

dhe pse Zoti e ka bërë rrisk kësaj toke

këtyre njerëzve të rraskapitur

të përçmuar

të vrare në shpirt me padrejtësi

Mjerimi kërkon drejtesi

drejtësi o copë mishi me dy sy,

kur harroni që dhe juve

krimbat e kësaj toke do ju hanë,

Por… bëj be në Zot

se e kanë të sigurtë ngordhjen

nga damarët tuaj

mbushur me ligësi

korrupsion e vjedhje

poshtërim

padrejtësi

e çdo lloj substance,

që vetëm gjak nuk mund të ishte…

Mjerim…sa fjalë e rëndë

e përvuajtshme,

që popullit tim

i’ u be tatuazh në shpirt

shekuj e shekuj pa mbarim,

që atëhere kur toka punohej me parmendë

dhe kur nënat lindnin fëmijë në arë

me brazdat që mbusheshin me zë foshnje.

Ja, kështu harrohej mjerimi,

kur zëri i fëmijës bëhej shpresë

për babën

nënën

dhe atdheun…

Por mjerimi e vrau at’ zë,

që pa lindur mirë,

ku brazdat e tokës

nuk u hapen

e nuk u mbollën si dikur

mbusheshin me zërin e të ardhmes

Atdhe…

toka ime e lashtë

(tokë e mjerimit)

ku askush nuk mendoi për ty

përtej vetes…

“Atdheu im i shtrenjtë,

ku linda dhe u rrita aty,

në zemër të mbaj

kudo jam,

e shpirti më dhemb

kur të shoh

të lodhur e buzëplasur

braktisur nga filizat e njomë

dhe me pemë të lashta

prerë e tharë gjer në rrënjë,

Atdheu im…shtrat i mjerimit

sa dua gjumin t’ a bëj

në aromën e vlagut tënd,

por shekuj mjerimi është jastek

në stelat e tua,

ndaj’ vij e çmallem me Ty,  vetëm për pak!

 

 

 

Sytë e tu

 

Sytë e tu

më kujtojnë pranverën

dhe shikimi yt

me yjet më ngjan,

ndërsa qielli ndizet

nga drita e tyre

sytë e tu

me shikimin

ndezur më mbajnë

Dhe zëri yt m’ ësht’

si rrahje zemre

në mendjen time

bëhet melodi

në jetë më je

një pranverë e bukur

në zemrën time

je dashuri

Ndaj  nuk të harroj

dhe kur s’ më vjen në mendje

se zemra ime rreh

njëjt’ me zemrën tënde…!

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s