Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Mimoza cekici rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

 

ATA KANË VETËM NJË STINË

 

Një stinë të vetme ata kanë

pranverën e tyre të bukur

sa here ai atë e puthte,

ajo shndërohej në një flutur.

 

Mjaftonte veç një shtrëngim dore

një shkrirje trupash e pafjalë

të shkrinin ngricat dimërore

dhe sytë të ndrinin si kristalë.

 

Gjith’ qenia e saj bëhej lëndinë

ku bridhnin kuaj prej nektari

me trëndafila e jaseminë

për ta s’kish vlerë kalendari.

 

Pa pritur mijëra dallëndyshe

me simfoni mbushnin qytetin

dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe

ata e donin njëri- tjetrin.

 

Ata jetonin vetëm një stinë

si rrënja në shkëmb mbin lumturia

me zogj të bardhë e jaseminë

kjo stinë mban emrin dashuria.

 

 

 

KOHË KRIZE

 

Ne pallatin që kam përbri

Kanë nisur të ndejnë rroba të tjera

Ka ikur komshija që bëja shoqëri

Se jetës, ketu, i ra vlera.

 

Rënkojnë radiot dhe ekranet

Të pashpresët kanë mbushur sheshet

Greqia zjen në të katër anët

Kriza është realitet që ndeshet.

 

Në treg sot bleva pak fruta

Dhe ndonjë zarzavat të rrallë

Në dyqan të mishit s’mund të futem

S’kam forcë që krizës ti bëj ballë.

 

Mëngjezet gëdhijnë të ngrysur

Në heshtje orën me sy ndjek

Kriza të gjithëve na ka shastisur

Njësoj e vuajmë të huaj e grek.

 

 

MOS

 

Mos më mundo o i munduar

une s’jam ylli që braktis qiellin

një shpirt pata ta kam dhuruar

mbajta erësiren, të dhashë diellin.

 

Këtë natë të thellë, mos m’i mundo

ëndrrat që ende pa lindur vdesin

eja e sërisht me puthje më zgjo

e nga puthjet tona të çelet mëngjesi.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s