Poezi nga Eduard Leka

 

eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

 

SHPRESA

 

Po të kisha pasur

dyqan apo kjoskë

do të kisha shitur

e dinii cfarë !

Shpresë..

kujtë do qoftë

Shpresë..

me çmim të lirë

për një lekë

do ta jepja

një personi

të vetëm

ti mjaftonte

sa gjithë jeta

dhe njerëzve

të varfër

që një lekë

nuk e kanë

shpresën time

do tu dhuroja

pa i treguar

që për vete më

shpresë nuk kam .

 

 

 

13664547_755632541243290_1113635172_n

 

LIRINË

 

E dua lirinë

Kështu thërret

Çdo grimcë

E trupit tim

Lirinë dëshiroj

Më shumë

Se florinë

Edhe sikur

Të jetoja

Një të vetme

Ditë a orë

Dua krahë

Si shqiponjë

Të fluturojë

Nga Lartë

Kaltërsisë

Larminë

E ngjyrave

Të shikojë

E preferoj

Lirinë..

Edhe sikur

Emrin gomar

Të ma thonë

Si i tillë..

I zgidhur

Pa samarin

Në kurriz

Fushave

Të gjelbërta

I lirë të rendja

Ku dua të shkojë..

 

 

 

P U N A

 

Lum kush punon

Veten rrespekton

Jetën e siguron

Qesh e gëzon

Shpirtin fisnikëron

Prej tentacionesh

Ndërgjegjen mbron

Duart me kallo

Aromë dinjiteti

Fëmijët ledhaton

Kokën lartë e mban

Njerëzit n’sy shikon

Çdo ditë që vjen

Një të re mëson

Sado i vogël

Fitimi të jetë

E fryn kuletën

E bën KULETË .

 

 

 

13631660_755641311242413_1088440919281858817_n

 

VALIXHJA IME

 

E hap valixhen bosh

Vendos brënda

Kurajon time

Nuk zë shum vënd

Pastaj frikën time

Valixhja nuk e nxë

Atëhere vedos

Brënda shpresën

E shtyj në një cep

Sistemoj me kujdes

Një kuti me lotë

E vendos në fund

Për të harruar

Një qese me qeshje

Ndoshta do më duhej

Shtyj brënda të gjithë

Zemërimin tim

Nuk dua ta harrojë

Palos me kujdes

Krenarinë time

Pa të cilën nuk do

Mundesha të jetoj

Mbyll me zor valixhen

Të mbi mbushur plot

Shumë e rëndë

Në dorë për ta bartur

Tani jam gati për tu nisur

Mendoj me vete për ku ?

Në ndonjë vënd të cilin

Se kam parë kurrë

Destinacion të parajsës

Duhet të jetë mrekulli

Po ku ndodhet nuk e di

Por hap pas hapi

Pa tjetër do të arrij…

 

One thought on “Poezi nga Eduard Leka

  1. Pingback: Poezi nga Eduard Leka – eduardleka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s