Ikje… / Proze poetike nga Fatbardha Sulaj

Ikje…

 

 

fatbardha sulaj 1

Proze poetike nga Fatbardha Sulaj

 

…ikje! Kjo ishte zgjidhja e fundit, një ikje, një ikje e heshtur, një ikje revolte, sikur të thosh “ç’më çau kokën”, një ikje hakmarrëse, një ikje idiote… Sa keq, sa piedestale ndërtova për mos ikje, por ikja ndodhi, ndodhi fatalisht dhe ishte ikje pa kthim….Pikërisht, po e vlerësoja për këtë, për të qenurit open minde…S’ ish kështu…, të paktën kjo ikje tregoi pikërisht këtë, duke mos duruar veten mendoi se nuk më duronte as mua…Po fundja me mirë që zgjodhi ikjen, tani e di që ka ikur, e trishtë, sigurisht e trishtë, çpret ti të jenë ikjet happy end? Oh jo… Ikjet janë pa shkak, pa koment, duam të ikim ndonjëherë, të fshihemi ndoshta dhe nga vetvetja dhe ikim, ikim për një çast, ikim për fare, po ikim, kështu iku, ishte një ikje me një shtypje butoni, që dha mijëra përgjigje njëherësh… Një inat momenti i shumëpritur…Pyes veten si nuk ndodhi ikja më parë, gota qe mbushur e derdhur ka kohë… Sa keq, por ne vazhdojmë të ecim dhe pse paralelisht me ne ecin heshtjet dhe ikjet…Ikje, një tjetër zgjidhje e gabuar që injoron fjalën. Hasta la vista… nuk është Hasta luego…është ndarje për së gjalli, një lamtumirë e thënë me zemëratë, me blasfemi…Po përse duhet të humb kohe me ikjet…në kibernetikë ikjet janë kaq të sofistikuara…Ishte ikje që filloi me ciao bella dhe përfundoi me Adio Tripol.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s