Poezi nga Eduard Leka

 

eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

 

K Ë T U

 

Hapat e mi

Në këtë rrugë

Jehojnë

Në një rrugë tjetër

Ku dëgjoj

Hapat e mi

Që kalojnë

Në këtë rrugë

Ku vetëm

Mjergulla

Eshtë reale .

 

 

 

13423866_744667365673141_3991834087720111775_n

 

E NESËRMJA

 

Ndjej një zë

Brënda meje

Që më bën

Gjithmonë

Përpara..

Të shkojë

Besoj ai zë

Eshte dicka

Që me të

nesërmen

Ka të bëje

Gjithmonë

Do të ketë

Një të nesërme

Që edhe sotë

Shkojë..

Kur të arrijë

Gjithshka

Mundet..!

Të ndryshojë

Deri atëhere

Do të mundem

Të ëndërrojë..

 

 

 

S I G U R I

 

Nëse është

e vërtetë..!

Drita e bardhë

e kësaj llampe

E vërtetë..

dora që shkruan

A janë të vërtetë

Sytë që shohin ?

Atë që

është shkruar

Nga njëra fjalë

te tjetra..

Ajo që them

tretet…

E di se jam

i gjallë..

Në mes dy

Parantezave..!

 

 

 

Realitet a Iluzion

 

Kujtimesh zhytem

Me sytë mbyllur

Në kërkim fytyrash

Njerzish zvanitur

Të mbetur hije

Zëra konfuze

Dëgjoj habitur

Me ritmin e zemrës

Dancojnë mahnitur

Melodi ngjyrash

Por tinguj të ftohtë

Shum larg dëgjohen

Nuk di nga c’botë

Kontakt kërkoj

Duart s’arrijnë

Hap sytë të shoh

Përpara meje

I lumtur luan një fëmi

I qeshur i gëzuar

Sa qartë lezohet

Dëshira për jetën

Në sytë e tij

Përpara shkon

Pa ditur se cfarë

Në botën reale..

E ardhmja i rezervon

Ipakti i pamëshirshëm

Zemër gjër tregohet

Disa vite i dhuron

Kohë të ambientohet

Fëmija hareshëm

Ja nis fluturimthi

Me krahë shpresash

Ëndrrash infantile

Jeta është e bukur

Realitet a iluzion

Njeriu fatin e tij provon

Jetën si një mrekulli jeton .

 

 

One thought on “Poezi nga Eduard Leka

  1. Pingback: Poezi nga Eduard Leka – eduardleka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s