Poezi nga Panos Stathojiannis
Antikë Pasmoderne
(këngë popullore)
Ka koha kthime dhe le mos kthehet kurrë
buzët e tu do të puth, siç pata bërë dikur
me ç’qesha ke qeshur, me ç’qave kam qarë…
e parafundit mbet’ puthja, dashuri e parë!
Eshtë shumë asgjëja, është pak gjithshkaja
vetëm ty të kam hasur, sa herë pjell belaja
dhe thoshja, je për mua – “marrëri e marrë„
por më ishe Ti busull, më je Ylli Polar!
Megjithëse të njoh, shpirt… dhe kur mbaje sombrero,
do të bluaj me vete “Ati ynë…„ dhe “dum, spiro, spero„
do të të shoh i mahnitur, sikur porsa të kam gjetur…
mbasmodernja e njohur, antikë imja, e fjetur!
Shqipëroi: Vasil Çuklla





























Leave a Reply