Shërbimi ndaj qytetarit jo vetëm detyrim ligjor, por dhe virtyt.
( Në vend të një portreti për drejtuesen e Hipotekës së Sarandës, Ana Shehu. )
Nga Agron Mema
Ana Shehu erdhi në krye të institucionit shumë të përfolur të hipotekës në Sarandë, pasi kokuroi brenda partisë së sajë për kreun e Bashkisë së Sarandës dhe megjithse nuk u kualifikua për kandidate, shumë nga pikat e platformës së sajë preuzantuese, sot po aplikohen nga institucionet e Sarandës. Por ajo që na bëri të shkruajëm këto rradhë, është fakti që Ana, që kur zuri postin e drejtimit në hipotekën e Sarandës, ktheu besimin qytetar tek ky institucion; humbën rradhët dhe pritjet e gjata, sjellja harbute me qytetarët që aplikojnë dhe kërkojnë të dinë se ç’bëhet me kërkesën e tyre. Detyrimi ligjor i institucionit tanimë është pranë qytetarve të Sarandës dhe këtë e dëgjon kudo se tani zyra e hipotekës është në shërbim të qytetarit brenda afateve kohore të përcaktuara, ashtu si edhe brenda kërkesave ligjore. Kemi shkuar shpesh për ta verifikuar këtë fakt të përmendur me zë të lart nga qytetarët dhe kemi vënë re që , edhe kur ka zëra të ngritur nga punonjësit e administratës së hipotekës, ajo del vet nga zyra, shkon tek sporteli dhe me buzëqeshjen karakteristike të sajë që i mbulon fytyrën e ëmbël, e mer qytetarin në zyrë dhe e sqaron për këkesën e tij, ndëkohë që nuk mungon as tërheqja e vëmendjes ndaj punonjësve zëlartë e herë herë edhe ndëshkime të ashpëra për ta.
Ana Shehu
Ana në formimin e sajë është juriste dhe si e tillë e njeh ligjshmërinë, por Ana si përmetare në origjinë, ka edhe urtësinë dhe kthjellimin në trajtimin e ankesësave të qytetarve dhe është e ndërgjegjshme që qytetarët janë sorrollatur e herë herë edhe zhatur e nuk kanë mbaruar punë. Ndërsa sot qytetarët thonë se nuk do shkojmë tek hipoteka, por tek Ana. Ja kanë harruar emrin e hidhur të viteteve të shkuara këtij institucioni dhe sot e identifikojnë me emrin e asajë qu u ktheu besimin tek e drejta e tyre e pronësisë. Dhe kur e gdhend emrin në memorien qytetare, ke skalitur mosharresën, ke fituar respektin dhe mirnjohjen, ke fituar korrektësinë ndaj vetes, shtetit dhe qytetarit. Është etika e ç’do punonjsi –thotë Ana,- që ta zbatojë ligjin dhe ti jap qytetarit atë ç’ka ligji i garanton, Ç@do gjë e veprim ndryshe kësajë është abuzim.
Agron MEMA