Athanasi me gjuhë arkaike i flet libyrtësië së kohës moderne në tregimin : Ujërat e çmendura ose manjake të detit “Jon” dhe “Kompleksi Elektra”

 

 Athanasi me gjuhë arkaike i flet libyrtësië së kohës moderne në tregimin : Ujërat e çmendura ose manjake të detit “Jon” dhe “Kompleksi Elektra

 

 

vilheme

Nga : Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

Para pak ditësh tek Faltorja Jonë e Përbashkët e Dijes “Fjala e Lirë” më tërhoqi vëmendjen titulli intrigues i tregimit të shkrimtarit bashkëkohor Sotir Athanasi, “Ujërat e çmendura ose manjake të detit “Jon” dhe “Kompleksi Elektra” dhe nisa ta lexoja me ëndje, megjithë kohën e kufizuar pasi shëndeti im jo i admirueshëm, që nga vjeshta e në vazhdim, më ka lënë peng e në mesrrugë shumë punë. Pavarësisht se autori i nderuar dëshironte që unë të komentoja diçka, por e kisha në plan vet, sepse letërsia ndryshe më tërheq si me magji. Duke ecur nëpër faqet apo paragrafet e librave të z. Athanasi, kemi të bëjmë me një autor që shpalos një letërsi ndryshe, një letërsi moderne, e shtrirë si në hapësirë,  edhe në kohë. Nëse kthehemi pas në krijimtarinë e tij si tek romani “Polen Gruaje, apo“Orakulli i Delfit” dhe tani tregimi“Ujërat e çmendura të detit Jon dhe Kompleksi Elektra”dhe disa të tjerë që nuk i kujtoj titujt, do të shohim se kemi të bëjmë me një inteklektual me shumë finesë, që historinë antike e vë në shërbim të letërsisë postmoderne. Shpesh herë Ai paraqitet me një letërsi sureale që të bënë të mendohesh. Duke sjell për lexuesin personazhet mitike të Luftës së Trojës, atin trim  ”Laertin” me të birin“Odisenë”, të cilët Sotir Athanasi i vendos në ditët tona, i fut shumë bukur e me mjaftë sqimë si protagonistë aktiv në problematikën shqetësuese për autorin dhe shoqërinë e hallakatur nga paafësia e saj për të ndarë se cila është e moralshme dhe cila është e pamoralshme, se cilët janë kufijtë që ndajnë “vlerën” nga “antivlera”, e cila për fatin e keq në ditët tona sundojnë opinionin. Por për analogji autori ynë i nderuar me këtë tregim na sjell si model edhe personazhin e tragjedisë së Shekspirit ‘Hamleti’, William Shakespeare (në letërsinë shqipe i njohur si Uiliam Shekspir( 23 prill 1564 – 23 prill 1616 ).

A nuk është pak çudi?! Një përsonazh i dyzuar që jetoi në antikitet dhe rilindet e jeton në mesjetë. Dhe paradoksi më i madh është se ai vazhdon të jetojë edhe në kohët moderne, i cili, madje ka përvetësuar teknikën e përparuar duke përdorur mjetet e sofistikuara të shkencës.

 

 

sotir athaasiu

Sotir Athanasi

 

Pse autori aludon me Laertin e Danimarkës?- mund të pyes dikush.

Sepse z. Sotir në rastin e zhvillimit të ngjarjeve të këtij tregimi, nuk ka nevojë për trimërinë, maturinë apo urtësinë e Laertit të Itakës, por fundin tragjik të Laertit të Danimarkës, i cili u bë preh e mashtrimit, e shpifjes së antagonizmit të mbretit Klaud, i cili përfaqësonte njeriun egoist, të etur për pushtet, njeriun tiran,i mbarsur me ligësi dhe burracakëri deri në atë masë, sa pas shpine vrau të vëllanë mbret për t’i zënë fronin mbretëror të Danimarkës, për t’i marrë edhe gruan. Pasi realizoi këto,përmes shpifjes së paskrupullt dhe krimit futi në dyluftim djalin e vëllait të cilin ai vrau, Hamletin me të birin e viktimës, Laertin me synim për të vrarë trashëgimtarin e vetëm legjitim të fronit mbretëror në Danimarkë.Vetëm duke përdorur për analogji personazhet e tragjedisë famëkeqe të Shekspirit, Athanasi mund të hyjë thjesht dhe natyrshëm, në gjendjet e brendshme shpirtërore  të natyrës njerëzore, në anën e errët të tyre dhe të arrij te dramat e pashkruara e të pavëna në skenë, tragjedi që ka përjetuar dhe po përjeton kombi i tij i vuajtur, të cilat do të zilepsnin edhe  tragjedianët më të mëdhenj të kohërave. A nuk është bërë preh e politikave të mbrapshta kombëtare apo kontinentale vendi i tij i vogël? Një shoqëri e molepsur nga ethja e parasë dhe e pushtetit, është shndërruar në mikkrob vdekjeprurës. I infektuar nga kjo ego ambicioze dhe ai që ruan rendin, ruan paqen e  qetësinë, në këtë tregim është Oficeri Madhor i infektuar nga këto mikrobe, vdes nga Plasja. Ja si e përshkruan autori tablonë:”Tejet të zmadhuara si ca përbindsha, ato mikrobe, t’a shpifnin me lakminë e tyre të kthyer në babëzi për të gllabëruar gjithçka u dilte përpara. Dhe të mendosh se ndodheshin në laptopet e çdo graduati për master në mikrobiologji, të cilët gjithsesi, e dinin rrezikun e tyre dhe i pastronin herëpas’here  me solucione asgjësuese aparatet elektronike… Oficeri Madhor, përfundimisht, doli se qe infektuar me mikrobin e PLASJES.” Mendoj se është i mjaftueshëm ky paragraf  që tregon se mikrobi i korrupsionit tani është kthyer  në epidemic vdekjeprurëse. Gjithë fabula e këtij tregimi qëndron tek fenomeni i shkatërrimit të ndërgjegjes së njeriut, duke u tjetërsuar, shfytyruar e shndërruar në një përbindësh me shikim të lëbyrtë nga grykësia dhe pangopësia që mbjellë paraja, pushteti dhe padrejtësia . Nga etja për pushtet,i pangopuri, hajni, mafiozi nuk stepen të bëjnë gjithçka për të arritur synimin që i kanë vënë vetes. Me të gjitha format dhe mënyrat natyrale dhe antinatyrale, grykësi I molepsur deri në grykë, nuk është në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja. Dhe jo më kot autori ynë Athanasi, personazheve të tij u ka vënë kokën në antikitet, trupin në mesjetë dhe gjymtyrët me të cilat rrëmbejnë gjithçka që u del përpara i ka sjellë të gjalla në kohën sotme.

Një tregim modern që lidh tri kohë, si në një zinxhir me hallka të forta skllavërie, që mbajnë peng njeriun dhe shoqërinë njerëzore.

Përmes figurave letrare të alegorisë, krahasimit dhe metaforeve që e përshkojnë tregimin nga fillimi deri në fund, autori tregon se e keqja ka lindur bashkë me njeriun, qysh kur filloi ndarja mes vëllezërve,kur nisi diferencimi i njerëzve, fillimisht sipas intelektit e më pas ai që kishte fituar dije, vuri pasuri. Këtu nisi diferencimi klasor, gjë që rriti etjen për pushtet.  Ndaj autorit i është dashur të përdorë në këtë tregim filozofinë e histories për të shpjeguar të dy medaljet që e shoqërojnë jetën që janë: ana e dukshme e virtytit dhe ajo e padukshmja e errëta e shpirtit që pasqyrohet tek veset, të cilat njeriu i përvetëson më shpejtë se mirësinë. Këtë dualizëm të personalitetit të qenieve njerëzore, autori e trajton me ujërat e çmendura të detit Jon, i cili gjashtë orë ka baticë dhe gjashtë orë zbaticë. Në kohë batice njeriu nga frika e fundjetës, kërkon  t’i marrë jetës çdo çast dehjeje, atë që nuk i takon dhe atë që është amorale. I velur nga pushteti i parasë, edhe pse e di burimin se nga vjen kjo pasuri, edhe pse e njeh mirë përmes analizave mikrobiologjike apo kalkulimeve matematikore me forma dhe mjete të avancuara dhe të sofistikuara të shkencës, të përvetësuara në universitetet më në zë të botës, harron se cili është fundi i kësaj lakmie. Nga që zullumi i ka zënë sytë, libyrtësia nuk e lë të shohë qartë se ç’bën e ku shkon. Një tjetër ves ngre kokë tek ai, epshi shtazarak mashkullor për ta çuar dehjen në mëkat. I tjetërsuar nga opiumi i alkoolit që i rrit presionin e gjakut, i gllabëron arsyen dhe pa gjykuar sulet drejtë së resë, të bukurës, rinisë…, pa pyetur se cila është apo ç’pasoja do të ketë. Përballë ndjenjave të harbuara të një mashkulli , konkretisht të “Laertit baba”,  sepse prind është dhe si i tillë duhet të sillet edhe Graduati, punëdhënësi apo drejtuesi i një institucioni shtetëror apo privat, qëndron Elektra, vajza mitike, Vajza e Oqeanit magjepsëse, joshëse e me veshjen e saj tunduese, e cila pa e menduar gjatë, vetëm me pafajësinë dhe kërshërinë e moshës adoleshente, e menduar thellë e nxit dhe e shtyn Laertin të hidhet në mëkat. Por papritur Ujërat e Tërbuara të Jonit qetësohen, deti tërhiqet, nis zbatica, e cila e çon Laertin me këmbë në tokë, e sjell në realitet. I rikthehet punës studimore me nxënësit që nuk janë gjë tjetër veçse kopeja e zhgënjyer që ndjek verbërisht “Njeriun” që del në ballë të turmës. Veçse një gjë nuk e kanë të qartë se…kush ndjek turmën humbet rrugën e Zotit. Ajo që e udhëheq njeriun është arsyeja që vepron në një logjikë të ftohtë. Gjithçka në botë, si virtyti, edhe vesi, nuk lindin spontanisht, por  e kanë burimin tek zanafilla e jetës qysh në lashtësi dhe bashkëudhëtojnë me njeriun nëpër kohë, duke i bërë këto aftësi njerëzore, pozitive apo negative më të përfeksionuara. Ndaj shoqërisë njerëzore i duhet një ndërgjegje e lartë vetjake dhe kombëtare që të ruaj kufijtë e normave që ka vendosur jeta qysh nga lindja e saj e deri më sot.

Ky tregim ka shumë për të thënë dhe analizuar. Ndoshta të tjerë do të thonë e do të plotësojnë ato që unë nuk arrita të analizoja.

I uroj suksese z. Sotir Athanasi për këtë tregim filozofik që më bëri të mendohem. Një tregim i bukur, mjaft domethënës, bashkëkohor, ku spikat një letërsi moderne, që vë përballë arkaiken me modernen
Suksese!
Vlorë 16-7-2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s