Poezi nga Agim Desku
Pentagrami i jetës
Serenadë është pentagrami
I jetës
Hartë e shpërndarë e fisit tim.
Kurrë nuk e doja gjethin e këputur
Sepse të dytë ngjanim me jetën e luleve.
Sa herë të kërkoja trëndafil jete
Deri tek Dielli kam trokitur
Edhe pranverave kur falje aromë.
Të takova kur ishe e shndërruar në shi
Ndoshta ishtin vet lotët e mi.
NDARJA
Ndarja
Kurrë nuk ishte fjala ime
Një jetë u bë lot
I pasaportës së grisur.
Merri o det
Kujtimet që dhembin
Ruaj thellësive të Titanikut.
Vetëm lutjen për pranverën
Mos ma merr
Dua të çelin me shpejt trëndafilat
Për të bukurën e dheut.
Edhe për Diell kam lutje
Ta zhdukë nga faqja e dheut
Ndarjen.
Sepse kujtimet për pasaportën e grisur
Më çmëndin.
SYTË E NËNËS
Sot
Sytë e nënës i pava në diell
Tek shkëlqenin rrezeve të tij.
Njërin sy ia kishte dhurue botës
Tjterin sy atdheut dhe tokës.
NUK HARROJ
Nuk harroj fjalën
Për ëndrrën e tretur
As në legjenda nuk e gjeja.
Ti ma ktheva ëndrrën e fjetur
Në shpirtin tënd Klinton
Jetën time
Zoti ta kishte lenë në dorë.
Nuk harroj jetën e rilindur
Një asht i thyer ferri
Isha në këtë jetë.
Ti më ktheve të jetoj
A mos të jetoj
Më zgjodhe jetën e Zotit.
Ti Klinton më fale jetën
Unë të falë dashurinë e nënës
Tokën arbërore e shkruaj me emrin tënd.
ME VDEKJEN FOLEM SHQIP
(KONFERENCA SË LONDRES 1913)
Në këtë vit shtrigash
Bota u ndesh më mua
Në dyluftim më ftoj
Pse isha edhe para dreqit këtu.
Pellazg më dalin rrënjët
Para syve plot helm evrope
Gjysh e stërgjysh më jetuan
Tokës së shqipeve,me bekimin e Zotit..
Evropë,të dukej pak së më ndave
Nga çdo frymë që frymon shqip
Sa herë edhe më shave nënë e baba
Të njëjtën kohë më ngule në hunjë të vdekjeve.
Dhe prap ngulë ashtu si ngule edhe kufinjët
I ndave në mijëra copa emra e zemra
Lotët na u bënë ujë për ta ujitur tokën arbërore
Brezeve të ju falim lindjet me hyjnore të fisit tim.
Ti Konferenca e ,,Paqes,, e Londres,e ndarjes dhe vrasjeve
Kurrë nuk ndale njëherë tek unë
Të më pyesish a jam njeri a majmun
Ku jetoj,në tokë ,qiell apo diell.
Nuk pyete për asgje ,vetem më hedhe në gropa
Kush dreqi jam,a jam ilir,pellazg a çfarë jam
Por ,e dije qe bashkë me Zotin jemi këtu
Edhe para majmunit,bashkë me Krishtin flisnim shqip.
Me vdekjen e me atdheun folem shqip.