Poezi nga Eduard Leka
ALKIMIA
Pasioni
Dituria
Eterna
Alkimia
Prej shpirti
Ujëvarë
Hyjnore
Art buron
Kohëra
Reziston…
Pasioni
Embelsia
Eterna
Alkimia
Zemra
Bahçja, ku
Lind, jeton
Dashuria
Pema fruta
Dhuron…
P A S I O N I
Pasioni , një flakë
Që djeg, ëmbel fort
Nëse e ndez në dimër
Është shum i prirur..
Të zgjasë për jetë
Kur kalon provën
E vërtetë…!
Ndërsa..
Një flakë e ndezur
Me vrull furishëm
Nën diellin e verës
Rrezikon të shuhet
Në pak kohë
Tretur..
Si flladi erës..!
SENSUALITET
Është një fjalëkryq
Emocionesh
Të vecantë
Ku seicila kuti
I përket..
Një ndjesie
Të caktuar, ku
Fjala e saktë
Është vetëm
Ajo..e cila
Bën rimë..
Me eksitimin..!
FJALË POEZI
Puse pa shpuar
Ujerash virgjëruar
Qiejve vërshojnë
Shi në shkretëtirë
Njerëz kohësh etur
Lutur ujë bekuar
Vështrojnë mrekulluar
Vështrimet menduar
Mëndje sy mahnitur
Burimin kërkojnë
Gjurmë pagjetur
Tokës veshin vënë
Nga thellësi e sajë
Zë qarje gëzimi
Tinguj porsalinduri
Rimë gurgullojnë
Enden pasqyrime
Dhe ç’enden persëri
Sytë mbjellur në tokë
Mbinë fjalë në sy
Sytë mbyllen
Fjalët hapen….!
S Y T Ë
Përse i mbyllim sytë ?
Kur lutemi
Kur qajmë
Kur ëndërrojmë
Kur puthemi
Mbyllim sytë sepse ;
Gjërat më të bukura
Dhe emocionuese
Në jëtë nuk shihen
Vetëm zemra i ndjen..!