Deliri që s’ shter… ( pjesa e I – II ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

images

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Deliri që s’ shter…

 

( pjesa e I )

 

Kujtimet e dikurshme më vijnë buzëplasur e etja shtrin gjymtyrët e këputara e të mpira.  Èndrra e bukur klith e plagosur, ah zëri i saj,  i mjeri tingull humbet në kotësi. Iki asaj udhe që erdhe dikur, i njëjti zë fatalisht të thërret, por pas lë veç kujtimin e bukur. Nuk mund ta ndal mungesën tënde, rëndon si dheu i varrit,  zi që bie fatkeqësisë. Kortezh ngjarjesh që s’ mund të ndalen, më shtyn drejtpeshimit tënd, mbështillesh tek unë si një mallkim. Asaj qetësie ku zhytur jam, lind mëdyshja e të qenit pranë, hutimit të gjatë vetvetes vërtitem. Shtigjet bllokojnë përmbajtjen pafundësisht, asnjë shtysë në mes, fuqisë së tërbuar vijnë rrymat më të forta. Atje ku fundosesh vetmisë, je ishull ku humb shkujdesjes time, rruga e humbur nuk ka rrugëzgjidhje, por zhyt labirinthesh.

 

 

 

Deliri që s’ shter…

 

(pjesa e II)

 

Frymën më merr duke feksur, si yll i largët, shuhesh dëshirës, paudhësi që zbret  papritur. Në më kujtofsh, fshiji brengat, të kundërtat s’ mund të bëhen bashkë, përplasjet nuk mund të ndalin. Zëri meket fjalëve të trishta, natyra ndërroi nurin e vet, nuk di në humb apo fitoj. Veten e ndiej të ndarë më dysh, çdo pjesë e imja tokë e helmuar, aty çel errësira me sytë e frikshëm. Enigmatik më vërtitesh arsyes, nuk di si ta ndal burimin e turbullt, këtë shtypje nuk mund ta fsheh. Më rëndon kujtimi i zbrazët, qelia ku futem s’ ka ajër, tërhiqem zvarrë këtij fati të pa frymë. I mblodha copëzat e tua tek vetja, nuk më folën asnjë fjalë, u struka kruspull pa u ndjerë. Të mbaj si rrezatimin e kthjellët, që krejt u nxive në çastin e papritur, u ktheve në plagën që dhemb papushim. Hedhur tutje meditimit tim, mbetem këtij bregu, ku s’ ka gjallëri, po re të përhimta për të nisur shtrëngatën.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s