Një përmbledhje rreth shënime plotësuese me përqasje, ngjashmëri, dallime e interpetime të reja për “Këngët e Millosaos” të De Radës.
Nga: Teuta Sadiku
Mundësitë e interpretimit të gjithanshëm të veprës artistike në ditët e sotme janë të shumëllojshme:
“Mund të zgjatesha edhe më hollësisht për të vërtetuar pse arketipi i’’ Këngës së Këngëve’’ ka ndikuar te De Rada“shkruan M.Zeqo dhe vashdon shtjellimin krahasor duke sjellë deteja e përqasje mes dy veprave, në shërbim të tezës që hedh dhe qëllimit të shkrimit të tij.
Duke marrë shkas nga ky shtjellim krahasor po zgjatem me hollësi , duke hedhur pak dritë në letërsinë ballkanike dhe evropiane , të asaj periudhe duke plotësuar katalogun e librave të shkruar në shekuj të ndryshëm , me të njëjtin material , përmbajtje e formë.
E ngjashme me këtë poemë romantike është edhe vepra “Erotokrito“ e Vinçezio Kornaro ,një histori romantike në vargje e shekullit të 17,një vepër klasike tepër e njohur në letërsinë greke.
Tematika, materiali si dhe përmbajtja e dy veprave në fjalë është përafërsisht e ngjashme me disa përjashtime që do i përmbledh në fund.
Të dy veprat shkruhen në dialekte: Njera në dalektin e Kretës dhe tjetra në dialektin arbëresh.
Vincenzo Kornaro , nuk ishte nga Kreta, por ka jetuar një kohë të gjatë të jetës në Kretë dhe megjithatë arrin ta shkruajë veprën në dialektin e vendit(shpesh vihen re mospërputhje të gjuhës së veprës me dialektin e zonës. ).
Jeronim De Rada , rrjedh nga një familje arbëreshe,një njohës dhe përdorues i mirëfilltë i dialektit arbëresh.Në këtë pikë nuk pajtohem me mendimin e studjuesve ku e kritikojnë ashpër De Radën për mendimin që hedh përsa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së dialektit arbëresh.Është pikërisht puna dhe vepra e tij në dialektin arbëresh, fakte të pakundërshtueshme të egzistencës dhe vazhdimësisë së gjuhës dhe letërsise shqiptare,një urë ndërlidhëse jo vetëm për historinë por edhe për gjuhën e letrat shqiptare.
Probleme filologjike të dy veprave: Përveç studimit të materialit,përmbajtjes dhe formës në këtë shkrim modest po sjell disa probleme filologjike duke bërë krahasimin, përqasjen, interpretimin nga një tjetër këndvështrim , përmes studimit krahasues të dy veprave parrë në shqyrtim .
Ajo çka e bën“Këngët e Milosaos“të De Radës,një vepër dinjitoze e me vlera të veçanta janë motivet dhe gërshetimi i tyre si vepër romantike duke shënuar fillimet e romantizmit në letërsinë shqiptare.Është pikërisht ky fakt i bazuar në studimet e shumta që e çliron veprën nga problemet e shumta filologjike ende të pazgjidhura të si simotrës së saj “Erotokrito“të V.Kornaro.
Vallë a ka dëgjuar, dhe a e ka lexuar De Rada “Erotokrito“të Kornaro edhe pse vepra është shkruar në shekullin e XVII?
Vicenzo Kornaro (1553- 1613ose 1614) mendohet të ketë shkruar “Erotokrito“ nga 1590 – 1610 dhe studimet e kritikat e veprës së tij arritën në përfundimin se poeti është frymëzuar jo nga varianti poetik i Engjëll Albani-t, pasi nuk përkon me kronologjinë shkrimit të poemës prej këtij poeti.
Nisemi nga e kundërta ,po sikur poeti në fjalë të jetë frymëzuar nga historia mesjetar franceze e 1626 ? Atëhere poema “Erotokrito“ nuk është shkruar nga V. Kornaro sepse ky poet ka vdekur më 1614 afërsisht 10 me 12 vjet më parë se të dilte në botim varianti italian nga përkthimi francez.
Atëhere kush do ishte autori i poemës,cilat fakte kanë sjellë studjuesit për rastin në fjalë?
Përse studjuesit, (një pjesë e filologëve) duhej patjetër të pranonin që Kornaro është frymëzuar nga historia mesjetare franceze e përkthyer në variantin italian dhe ajo më kryesorja kush do ishte autori i poemës në të kundërtën ?!
Cilat fakte kanë sjellë studjuesit për rastin në fjalë, pra që Kornaro nuk është frymëzuar nga poema e Engjëll Albani-t? Thjesht faktin që nuk favorizon pranimin e autorësisë së poemës nga V.Kornaro i Iakovit.
Këngë të Milosaos
Përqasje , dallime e ngjashmëri mes dy veprave:
a)Të dyja veprat janë shkruar në dialekte: në atë të Kretës nga Kornaro dhe dialektin arbëresh nga De Rada.
b)Të dyja veprat shoqërohen me figura , vizatime e skica dore(do doja shumë të krahasoheshin e ballafaqoheshin, skicat e vizatimet që shoqërojnë faqet e poemave.) .
c)Të dyja veprat kanë të njëjtën temë atë të dashurisë mes dy të rinjve .
ç) Nuk mungojnë elementët autobiografikë në të dy veoprat,por me ndryshimin se tek Këngët e Millosaut, De Rada në disa këngë paraqitet si vetë Millosau, porse tek “Erotokrito“,12 vargjet e mbylljes janë të dhëna jetosore të vetë autorit.
d)Në të dy veprat vihet në dukje natyra,jo vetëm përshkruhet si skenë ku ndodhin ngjarjet por vihet në shërbim të poemës dhe shoqëron veprimet dhe gjendjen shpirtërore të personazheve të poemës.De Rada krijon një botë të tërë me tinguj:
nga natyra:valët e detit, fërfëllima e erës, gërvishtja e ferrave,lëkundja e luleve nga era, ,tek kopshti ku frushullonte elbi, të lehurat e qenve,era ngrinte pluhurin, e shfrynte mureve, kënga e kallzave,fëshfërima e gjetheve, fryjti era e maleve ..)
nga gjëja e gjallë :në këngën e XVIII kemi një mori tingujsh: frymë e ditës, krahmat e trimave, rënkime zemre, hapat e djaloshit që i ndjeu vashëza te kroi, gazi e hareja, e qeshura, të qarat, ulërisnin egërsirat në këngën e XX,një turmë stërqokash vinin,kashtronjës duke u çirrur, pyllit takonte sëpata e gravet në këngën e XXV.
meloditë e këngëve, ritmi i valleve, ninullat e djepeve, tringëllima e kitarës, mallkimet ,lutjet, urimet,amanetet.
Gjithë tingujt e meloditë i gjejmë në gurrën popullore, në këngët ,rapsoditë e baladata arbëreshe e shqiptare,janë tinguj e melodi jetësore,nuk janë tinguj e melodi hyjnore apo të imagjinuara.Tingujt janë edhe melodi edhe fjalë, edhe ritëm,çka poeti e përcakton qartë ,si dhe i përdor e i vë në shërbim të pasqyrimit të situatës rrethuese dhe gjendjes psikologjike e shpirtërore të personazheve të poemës.Në poemë mes tingujve e melodisë përshkruhet e ndihet prania e pranverës, vjeshtës ,verës e dimrit, e lindjes dhe e vdekjes si të natyrës edhe të njeriut, e martesës dhe luftës, çka nuk i shpëton shpirtit të ndjeshëm e romantik të poetit.Tingujt e meloditë e natyrës e rrëmbejnë poetin në botën romantike, por sa herë tingujt e zhurmat shtohen, apo ndërpriten, poeti kthehet në botën reale, në vuajtjen e vendit , në luftën për çlirimin e vendit, në dhënien e gjakut , trupit e jetën për atdheun.
dh)Jo vetëm protagonistët, por edhe poetët e veprave duket qartë që vuajnë nga nostalgjia, nga melankolia,sëmundja shpirtërore e asaj epoke.
e)Pika referimi ,për të dyja poemat e që i afron kaq shumë të dy poetët është Italia, një element gjeografik që nuk mund të shpërfillet nga studjuesit.Kornaro poeti i “Erotokrito“,u frymëzua nga letërsia dhe teatri europian i asaja kohe në periudhën e Kretës venetiane.
Cilët janë miqtë, shokët, e të dy poetëve, cilat janë mardhëniet e tyre me njerzit e letrave nga vende të tjera.Si ra në dorë një vepër e përkthyer nga frëngjishtja në italisht në duart e Kornaros që e frymëzoi atë për të shkruar një vepër që do të bëhet një nga këngët më popullore në gjithë Kretën e mbarë Greqisë deri në ditët e sotme. Lidhja, mardhëniet dhe shoqëria mes venetianëve dhe poetit grek u bë ndoshta shkak për të lexuar variantin francez në gjuhën italiane dhe të lindë frymëzimi për të shkruar një poemë në vargje, poemën “Erotokrito.“ Në shkrimet e tij, poeti i mirënjohur grek Jorgo Seferi përmend se në Zmirni në fillim të shekullit të XX jo vetëm e njihnin veprën por dinin vargje e pjesë të tëra të “Erotokrito“megjithë vështirësitë që paraqet dialekti i Kretës në të cilën ështe shkruar vepra.
ë)Personazhet e poemës në të dy veprat janë, të rinjtë, nëna dhe motrat.Tek “Erotokrito“ kemi edhe korin.
f)Të dyja veprat në fjalë kanë si tematikë dashurinë e dy të rinjve ku dallimet social shoqërore kapërcehen.
g)Tek “Erotokrito“ studjuesit kanë arritur në përfundim se në veprën e Kornaro vihet re një ironi, poeti bën fjalë për një lojë ironike të nostalgjisë,çka nuk e gjejmë kurkund tek vepra Këngët e Millosaut të De Radës.
gj)Tek Këngët e Milosaos del qartë motivi i atdhedashurisë,, vetmohimi për çështjen kombëtare ,çka nuk vihet re tek poema Erotokrito.
Po cilat janë qasjet e përqasjet filologjike të varianteve të poemave ku mendohet të jenë mbështetur e frymëzuar poetët.
Le të hedhim pak dritë mbi mundësitë e frymëzimit të De Radës për veprën e tij poetike Këngët e Milosaos,përveç tezave të kritikës letrare,Pipës,Zeqos e Shuteriqit.
Kjo vepër poetike mbështetet pa dyshim në gurrën popullore dhe këtu po përmend këngën e lashtë që vjen deri në ditët e sotme ,ku duken qartë lidhja e tekstit dhe melodisë së këngës “Moj e bukura More“, me traditat arbëreshe .Analizat rreth muzikës , interpretimit të këngës kostumet e solistit/es apo të korit që e shoqëron,përformanca e këngës si dramë në skenë , janë hapat e para të teatrit arbërsh mund të shpjegojnë lidhjet e melodive që njihen në traditat e vendësve arbëreshë me traditat e grupeve të tjera arbëreshe,në pjesën jugore të gadishullit .Si u përcoll dhe si u ruajt kjo melodi dhe këngë nxjerr nevoja për metoda moderne në kërkimet shkencore. Kjo këngë është jo vetëm testament historik por edhe testament i letërsisë , folklorit, muzikës dhe vlerave kombëtare,shkruan Ahmadeja në “Botët paralele“në kumtesën e tij.
Që De Rada është mbyshtetur e frymëzuar nga rapsoditë e baladat shqiptare ,nga këngët e vallet arbëreshe është e padiskutueshme,pra mbi një terren arbëresh të pasur e të trashëguar bres pas brezi .Ai është mbështetur e frymëzuar nga këngët e vallet arbëreshe në të cilat kemi gjithmonë një gërshetim të tre elementeve, epik, lirik dhe ai dramatik çka e shohim të shfaqet edhe tek “Këngët e Milosaos“. Vihet re dukshëm mbështetja e poetit tek Baladat shqiptare, ku vetë fjala Balladë do të thotë vallzim, prej foljes Balare.(mëmat që kënduan në valle, kënga e II) .apo Kënga e vëllait të vdekur, variante të të cilave janë të ngjashme me këngët në Peloponez të Greqisë me ato të arbëreshëve në Itali(shpesh këngët e vjetra gjenden në shumë variante, si këngë festive, por edhe këngë vajtimi,si në dialektet e greqisë ashtu dhe tek arbëreshët e italisë.) .
Shtoj këtu dhe procesin teatral të këngëve dhe baladave shqiptare dhe arbëreshe,duke zgjeruar më tepër studimin e specialistëve të folklorit .Baladat shqiptare ,aq më tepër ato arbëreshe jo vetëm këndoheshin nga solistë por shoqëroheshin edhe nga kori si dhe nga një grup kërcimtarësh me veshjet e tyre tradicionale.
Lista e librave ,autorëve dhe hronologjia e tyre ku mendohet të jetë mbështetur e frymëzuar poeti grek Kornaro për veprën e tij Erotokrito në shekullin e XVII.
1)Varianti i parë shënohet të jetë një histori popullore franceze mesjetare“ Paris et Vienne“ e Pierre De La Sipende e 1487.
2)“Orlando Furioso“ e Ariosto
3)Varianti poetik italian me titull “Nnamoramento de due fidelissimi amanti Paris en Vienna “1626, e Engjell Albani-t.
4)“Erotokrito“ e Vicenzio Kornaro mes 1590 dhe 1610.
Nga gjithë të dhënat, punimet e studimet e kritikëve dhe studjuesve të huaj e grekë, thuhet se “Erotokrito“ e Vincezo Kornaro u shkruajt mes 1590 dhe 1610 dhe se Kornaro është bazuar në dy variante të përkthyera italiane(jo nga origjinali francez mbasi përjashtohet mundësia që Kornaro të dinte frëngjisht) : një prozë e 1543 dhe ajo poetike e Engjëll Albani-t, me titull “Nnamoramento de due fidelissimi amanti Paris en Vienna “e vitit1626 Shumë filologë mbrojnë mendimin se Kornaro duhet të jetë mbështetur në variantin e prozës dhe jo nga varianti poetik i Albani-t,duke iu shmangur problemeve filologjike përsa i përket hronologjisë , pasi varianti poetik I Albani-t nuk favorizon pranimin e përputhjes së poetit të veprës me Vincezio Kornario Iakovu.
Bibliografi : A review for Philologicall Studies.N 24. 2014
Dh.Shuteriqi : Jeronim De Rada e Kënget e Milosaos.(Gazeta shqiptare 25 Janar 2015 )
M.Zeqo :Kënga e Këngëve dhe Milosao i De Radës.Gazeta Drita .
Letërsia e re greke:Studime e kritika letrare .
Antologjia e këngëve popullore greke të shek XV.
Arbëreshët e Italisë: materiale internetike
Teuta Sadiku