LETËR VETES TIME… / Poezi nga Vullnet Mato

vullnet

Poezi nga Vullnet Mato

 

 

LETËR VETES TIME…

 

Duke parë njerëzit që flasin me veten tani,
kur kam arritur të bie dhe vet në trishtime,
po provoj edhe letërkëmbimin me ty…
moj e dashur dhe e shtrenjtë, vetja ime!

Mos pyet pse të dua kaq shumë, moj vetvete!
Po s’të desha të parën ty, në botë s’dua asnjeri.
Perëndoi ajo koha kur të mashtroja me epitete,
sikur isha proletar dhe për ideale bëhesha fli…

Sot për jetën e vdekjen time, nuk pyet askush,
prandaj më duhet të jem shërbëtor për veten.
Po s’më dhanë ç’më takon, barkun të mbush,
u çoj klithma atyre, që më vënë të ha dekrete.

Ma shkakton trishtim, me goditje tërmeti,
mënyra arrogante, që sundon mendimet,
në kokat e krerëve kryesorë të shtetit,
arrogancë që e reflektojnë edhe në veprimet.

S’ka ndryshuar asgjë në ndijime e perceptime,
bëhemi skllevër të atyre që zgjedhim të na prijnë,
dhe ata bëhen pronarë mospërfillës, për pasurime,
derisa nga gabimet, në gabime, përsëritin historinë.

Ashtu si pesë dekada, nuk shkuam në komunizëm,
por u shtypëm, e u vramë nga turmat me militantë,
pesë dekada të tjera, nuk shkojmë në kapitalizëm,
siç urdhëron me kokën absolute, një kryearrogant.

Së pari, ata që marrin përsipër ofiqet shtetërore,
duhet të vënë kokat, ku kanë këmbët e qeverisë,
të ndjekin kokëposhtë, ecjen e gjurmëve popullore,
që të mos mbushin dot, xhepat e lëshuar përmbys.

Më hapur se kaq, s’kam si të flas ty, moj vetja ime,
derisa në intimitet, po përdor dhe letërkëmbime!…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s