Deliri që s’ shter… (pjesa e IX – X ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

images

 Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

Deliri që s’ shter…

 

(pjesa e IX)

 

Heshtën muzgjet shpërndarë  hapësirës, oshëtijnë qiejt e ngarkuar me boshllëkun kotësi, është koha e pritjes së madhe. Tej e tej shkarkohen retë, shiu sjell mirazhin e humbur, projektimin e siluetës tënde. Përsiatjet i hapin pragjet, aty ku u nisën aty rikthehen, qark i mbyllur izolimit. Nuk ndjehet asnjë frymëmarrje, që të përfshijë këtë ambjent gri, as një provë egzistence.  Mungojnë hapat e qetë, goditja e rëndë përfshin sërish, i njëjti cikël përsëritet gjithmonë. Nuk mund të shfaqesh gjelbërimit, as hijeshuar njomësisë së tokës bleruar. Era rrëzon lulet e çelura, rënkimi i shpërndan papushuar dhe flak tutje pa mëshirë. Zë i mekur të thërret mosmbrritjes, ndjeshmëria letargjisë kllapit, ëndrrat më të  zeza enden si panterë. Ecja përpara i shfaqi kufijtë e saj të ashpër dhe të pakapërcyeshëm, mbetem larg  dhe në errëti të plotë. Bëhu hapi i hedhur me lehtësi, le të shkrijnë akujt kësaj ngrice, hape ndriçimin në pafundësi.

 

 

Deliri që s’ shter

 

(pjesa e IX)

 

Brigjeve të mia do të ndalesh, paqen tënde duke shpërndarë, kudo që të endesh dhe të shkosh. Mbin tek ti gjelbërimi i pamatë, njomësi e mrekulluar ku  sytë i pulit, njëlloj si dikur në praverën plot lule. Dita u hap duke i ndritur fytyrat, brendësisë  çel agími, rrezet e diellit përhapen plot shkëlqim. Kështu  ndërrohen ditë-netët, herë të ndritura e plot shresë e  herë të shuara, vërtitur labirinthit jetë. Sytë hedhin larg vështrimin, ecja përpara i vetmi vegim, në një zemër të tronditur. Asnjëherë nuk mund të ndalem, lodhur e vrarë pafuqisë time e ti shfaqesh kudo zbrazëtisë tonë. Je fara që mbin shtegëtimit të erës, ti çel e lulëzohesh pavetëdijes tënde përplasjesh të panjohura. Çlirohem tek të shoh  kudo, ty gjithëpërfshirës i ajrit të frymës tonë, Ti nuk je udhë e pashkelur, as rastësi që na bashkoi. Ndërmjetësohesh vështrimesh të ngrohta, liqeneve më të kthjellëta, aty ku uji shndrin e pasqyron ndriçimin më të bukur të diellit.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s