Podrimja shkonte të takonte Lumin – Podrimja allait retrouver Lumi / Luan Rama

 

Luan Rama

Poezi nga Luan Rama

 

 

Podrimja shkonte të takonte Lumin  

 

Ku shkonte poeti atë natë,

në pyjet e Lodevës, në Herault?

Ku shkonte i vetëm mes atij qielli të yllëzuar?

Zemrën poeti e kishte të rëndë,

shkonte drejt buronjës së qumështit,

të takonte Lum[1] lumin, shuar vite të shkuara,

qarë në ditë vdekjesh e festash,

qarë në poemat e gjata të tij

pasi ishte Lumi, ylli i tij,

ylli që i tregonte se ç’ishte bota dhe njeriu.

Atë natë, poeti  shkonte vetëm

me gojën e tij të tharë në jerm,

mes korrikut që digjej,

shkonte me vdekjen e të birit të tij mbi shpinë,

veshur me rroben e zisë,

binte dhe ngrihej sërrish,

me Lumin e tij në rraskapitjen e madhe

në kërkim të buronjës së qumështit.

Ju kujtohet si thoshte poeti?

«Ai larg në hapësirë, jam unë Lumi»,

por ai s’kishte nevojë të thoshte sërrish të njëjtën gjë,

po shkonte te Lumi, edhe pse larg Kosovës së tij,

këndej nga metropoli i poezisë së Europës,

nga vendi që e çmonin si një princ të poezisë.

Ali Podrimja dhe frymën e tij,

donte t’ia falte qiellit,

këngën e la në mes, aty, mes lulesh,

që zogjtë ta vazhdonin të nesërmen,

tokës i fali eshtrat e tij,

popullit, vargjet e tij,

që t’i hidhnin ato në themelet e kombit,

që të ndërtonin me ato kopshte të reja fëmijësh

dhe streha të dashuruarish,

të ndërtonin ura për brigjet e fshatrave,

një çezëm për udhëtarët e etur, të vonuar,

dhe një portë varrezash për poetët e Dardanisë,

e pastaj, të ngrinin me ato

flamuj të mëdhenj paqeje e dashurie.

 

 

    [1] Vite me rradhë poeti e vuajti vdekjen e fëmijës së tij, Lumi. Më 22 korrik 2012, kur ishte ftuar në Festivalin poetik të Lodevës «Zërat mesdhetarë», një mbrëmje ai iku dhe ditë më vonë u gjet i vdekur larg kësaj qyteze.   

 

 

 

ali podrimja 1

Ali Podrimja

 

 

Podrimja allait retrouver Lumi  

 

Où allait le poète cette nuit-là dans la forêt de Lodève?

Où allait-il, seul, sous le ciel étoilé?

Le cœur du poète pesait lourd

il allait vers la source du lait,

retrouver son fils Lumi[1]

éteint des années auparavant

son fils qu’il pleurait les jours des morts et les jours de fêtes

qu’il pleurait dans ses longs poèmes,

parce que son étoile, Lumi,

lui avait montré ce qu’était l’homme et le monde.

Cette nuit-là le poète allait seul la bouche sèche,

dans le délire, quand juillet le brûlait,

il tombait et se relevait encore avec son fils

sur le dos dans un grand épuisement

à la recherche de la source du lait.

Vous rappelez- vous ce que disait le poète?

«Lui, loin dans l’espace, c’est moi, Lumi»,

mais il n’avait plus besoin de le dire

il allait vers Lumi, même s’il était loin du Kossova

à la métropole de la poésie européenne.

Ali Podrimja, même son souffle

il voulait le donner au ciel,

sa chanson il l’a interrompue, là, au milieu des fleurs,

les oiseaux le continueront le lendemain,

à la terre il a donné ses ossements,

au peuple ses poèmes

pour les mettre dans les fondations de la nation,

qu’avec elles on pourrait construire  des jardins pour les enfants

et des abris pour les amants,

construire des ponts au-dessus des rivières

une fontaine pour les voyageurs assoiffés

et une porte au cimetière pour les poètes de la Dardanie,

et puis avec les poèmes

on fera flotter des grands drapeaux de paix et d’amour…

 

25 juillet 2016

 

    [1] Pendant des années le poète a vécu douloureusement la mort de son enfant,  Lumi. En 19 juillet, quand il a participé au festival poétique de Lodève, «Voix de la Méditerranée», le soir il est parti et n’est pas revenu. Trois jours plus tard on l’a trouvé mort dans la forêt, loin de Lodève.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s