Poezia si refleksion dhe gjuhë shpirti. ( Referim rreth vëllimit poetik “Ti, qindvjetësh” të autores Vjollca Ajasllari – Koni) / Nga Agron Shele

 

13599977_1212120598806567_2867071081191644551_n

Poezia si refleksion dhe gjuhë shpirti.

( Referim rreth vëllimit poetik “Ti, qindvjetësh” të autores Vjollca Ajasllari – Koni)

 
Nga Agron Shele

“Ti, qindvjetësh“ është vëllimi më i fundit poetik i autores Vjollca Ajasllari – Koni, vëllim i cili në thelb dhe përmbajtje vjen si motiv lirik dhe me patos të thellë romantizmi, por pa lënë jashtë fokusit edhe problematikën e sotme shoqërore, atë të sfidave njerëzore dhe përlasjes pareshtur të ideteve e vizioneve qytetëruese me kaosin dhe anarkitë e shoqërive të mbyllura e me mentalitet konservator mesjetar. Që në fillim të kësaj prurjeje poetike ndeshemi me frymën e nostalgjisë për vendlindjen, për atdheun, të cilat janë fenomene të njohura dhe zhanër që lëvrohet në tërësi nga gjithë autorët që jetojnë në diasporë, por të sjellura me natyrshmëri e ndjeshmëri, kryesisht përbrenda vargjeve strofike të rimuara, ky mall, kjo dhimbje që rend bashkë me shpirtin patetik të autores bëhet shumë më tepër grishës, i dukshëm dhe prekës. Duke depërtuar në brendësi të vëllimit poetik, ndeshesh por dhe kupton hapësirat e dimesionin e këtij lloj arti, i cili ngrihet nga thjeshtësia fjalë dhe kurbëzon fuqinë e mendimit estetik në planin psikologjik e filozofik, plan që përqas por dhe shfaq tematikën e gjerë gjithmonë të unisuar në një bosht të vetëm e orientuar poetik. Komponentët kryesore përsa i përket anës strukturale mbështeteten kryesisht tek poetika tradicionale, e shkruar në vargje dhe me rimë të puthitur, pa përjashtur dhe vargun e lirë, mundësi kjo që krijon kadencë dhe muzikalitet vargjesh, stilistikë që të tërheq dhe të bën ta lexosh poezinë me një frymë. Për të dhënë një vështrim më të detajuar të gjithë kësaj prurjeje poetike le të ndalemi tek idetë përshkuese të mbarë kësaj vepre.

Aspekti shoqëror e atdhetar

Poezitë që përfshijnë këtë aspekt janë krijimet që kanë për bazë vendlindjen dhe atdheun ( Rrjedha e Osumit, mali i Tomorrit, fshati i vogël Grevë), të cilat të sjellura nga këndvështrimet e nostalgjisë dhe patosit romantink, njëlloj si përshkrimet naiminane, ngrihen në piedestal dhe nuk kanë të krahasuar me lukset e vendit ku jeton.

“ Dëgjoj dhe këtu cicërma zogjsh,
Marr ajër e shoh gjelbërimin,
Shoqëroj diellin deri në perëndim,
Nata më merr gjumin, jo dhe lotin tim. ”

Kjo poezi dhe të tjera krjime që përfshijnë këtë tematikë, flasin shumë më tepër për atë ndjenjë të lindur bashkë me shpirtin e ndjeshëm dhe të mbetur pas, tek një thanë, tek njw gur, tek zogu i pranverës, tek fluturat karhëlehta e tek burimet ujë shumë, të cilat kumbojnë pareshtur dhe mbartin në kuptim shumë më të gjerë, mallin e patreguar të gjithë emigrantëve që jetojnë jashtë vendit të tyre.


Aspekti social e psikologjik

Si intelektuale dhe përgjegjëse për fatet e shoqërisë autorja nuk mund të rrijë indeferente ndaj fenomeneve më negative të shoqërisë, të luftrave të pakuptimta dhe dramave njerëzore, por për më shumë të drejta, më shumë liri, më shumë respekt ndaj gruas dhe shumë më tepër kujdes ndaj fëmijëve ajo ngre zërin dhe klithmon:

“Më thoni për çfarë të shkruaj sot?
Ku ta gjej muzën e shpirtit?
Dhimbja, loti dhe mallkimi
I rrëmbyen fuqinë frymëzimit.”

Realiteti kohor, mbytur në tragjizma ka eklipsuar jo vetëm shekullin në të cilin jetojmë, por dhe vetë motivet shpirtërore, motivet që na ispirojnë e udhëheqin drejt të bukurës, të përkryerës, e kështu të endur barbarizmave të saj, na duhet të luftojmë kundërr errëtisë arsye, për të sjellë paqen e mirëpritur të ndergjegjive civilizuese.

 

Vjollca Koni 1

Vjollca Koni

 

Botkuptimi ideor e kulturor

Nuk është i rastësishëm romantizmi poetik i autores, romantizëm që e ndërlidh me vendlindjen e Naimit, i cili magjinë e panormaës natyrë e shndërroi në vargje profetike dhe e mëkoi atë që në vogëli, por që në evolim dhe modernizim u përsos dhe nga poeti tjetër i madh Xhevahir Spahiu, dhe kështu e endur mes këtyrë korifenjve të letrave shqipe, poetja ridemisionoi artin dhe poezinë e saj.

“Deri sa ti je maja e Tomorrit,
Ku madhështinë mbanë kurorë,
Dua të jem shtizë flamuri
Mbi bedena kalashë, me pishtar në dorë.”
Në këtë poezi dedikuar Xhevahir Spahiut, por dhe të tjera krijime shprehet qartë mesazhi poetik, për këtë figurë emblematike, këtë uragan të fjalës më të bukur shqipe, këtij poeti që përtheu traditat dhe idolet e kohës dhe u njehësua një me përmasat e ringritura gjer në kult.

 

Aspekti lirik

Aspekti lirik përbën masën më të madhë të këtij vëllimi poetik dhe natyrshëm vjen plot pasion e dlirësi për ndjenjat më të bukura njerëzore, për dlirësinë e shpirtit, për vetë dashurinë.

“ Në çfarë honi kam rënë kaq thellë!?
Pranvera paska marrë ngjyrë Gri?
Nuk e ndiej puhizën mëngjesore,
Loti mbi qerpik si vesë më rri.”

Diskursi i ndjekur kapërcen nëpër shumë pasazhe dhe ndjesi percepetuese, si formë emocioni dhe ndjenjë e përtejshpitshme, diku përplas honeve dhe detratohet në lot trishti, diku tjetër rrëzon gjithë ngjyrat e stinës dhe shndërrohet në gri, për t’ u ringritur më pas në të tjera refleksione, si vetë gjendjet përjetuse njerëzore, drejt dëshirave dhe ejmotiveve më rrëzëlluese, shumë më larg dimrave dhe akullnajave të ngrira, drejt shkrirjes një me vesën e sapoçelur të luleve. Grafikat e tjera krijuese japin të tjera tonalitete ngjyrash, e përkufizojnë “dashurinë” si kontekst me fluiditetin më të thellë shpirtëror, e shndërrojnë në partiturë notash ku luhen tingujt më të ëmbël muzikorë, në telajo të hapur ku shndrijnë ngjyrat më të ndezuara dhe e gjithë kjo harmoni në derivim me pastërtinë, çiltërsinë dhe farfurimën e bardhësisë ndjenjë.

Vjollca Ajasllari – Koni vjen me vëllimin poetik “Ti, qindvjetësh“ për të shprehur dimesionet dhe fuqinë e fjalës, e cila e ringritur në art kapërcen pragjet e kohës dhe mbart gjurmë të patjetërsueshme të moderaturës jetë përjetuese por dhe shpirtit kreativ krijues.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s