Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Qirinjtë

 

Me njëri- tjetrin.. të paprekur,

Shkrirë në flakë dashurie…

Larg njëri tjetrit, djegur e tretur,

Për mijëra vjet çaste vetmie..

 

 

 

Moj e huaj

 

Shkëlqe diell,e më thuaj,

-lum si ti që qesh gjithmonë

moj e huaj, në të huaj

kujt ja je e si të thonë….

-Bije jam e zonjës Vlorë,

qesh e qesh gjithmonë me lot,

s’ di pse u ndjeva sot jetime,

krejt e vetme…u ndjeva sot…

 

 

 

Lëndinave të afshta

 

Tani s’ kam as nallane,

shih fustanin copë e çikë,

dhe për pak do fillojë shiu,

ti Orfe ku je…!

 

Nuk mbaj mend, pse jam këtu,

nuk e di ku lashë shtëpinë,

mbaj mend një flamur të kuq,

ti Orfe ku je…!

 

Tre lloj gjuhësh rrinë mbi kokë,

mijëra vargje poezi,

ec e ec e s’ kam të sosur,

ti Orfe ku je…!

 

Po mbledh flokët, plasa vape,

me ujë po shpëlaj pak gjinjtë,

do rri e do pres këtu,

ti Orfe ku je…!

 

Mos thoni se jam e çmendur,

se… rrobat m’ u shqyen vetë,

zagushi… kam lulezonja…

Ti Orfe ku jeeee…!

 

 

 

Trazirat e shiut

 

Duhet të presim, të vesojë

qiellin për ne, lëre të qajë

të dhemb magjia e Pacifai

po vetëm unë të dashurojë …

E sheh  ti vendin e kurbanit

demi i bardhë do dalë prej deti

për tët shoqe ish edhe mbeti

gisht hyjnor mbi dhimbje xhani…

O bo bo, të ndezim zemrat

fol ç’ të duash, pishat dëgjojnë

o ti që flet…, harrove çadrën

harrova dhimbjet, harruam emrat….

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s