Poezi nga Vasil Çuklla

 

Vasil cuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

 

Ju shkruani…

 

Ju shkruani: Bukuria fshihet vetëm tek sytë…
mbasi fale dy gjinjtë, për të fituar jetën!
Unë bukurinë e shoh tek ty, njeri-perëndi!
Në thjeshtësinë qënësore, për të thënë të vërtetën…
Në triumfin mbi vdekjen, të një Jete të dytë!

 

 

 

Jo çdo gjë që zvarritet, nuk merriton respekt!

 

I vogël, nomad, zvarritet kërmilli
mes botës gjigante, jargaman i pafaj…
Ka masdhështinë, ndryshe nga derrat
të gjuaj majbarin… dhe vesën të hajë!

 

 

 

Fëmijëria ime

 

Fëmijëria ime mbet’ rendur, gjithë sokakëve,
Me një palë këpucë grisur, ″huajtur″, prej Babait
Një top futbolli, leckash… edhe ato arnuar.
Një çantë, grisur nga vitet, dhuratë prej xhaxhait
Libra, fletore, pena, e gërma pambaruar!…

Fëmijëria ime mbet’ rendur, gjithë sokakëve
Penguar gurë kalldrëmesh, rrëzur, ngritur prapë.
Nën lulevjeshte ditët, si lot… syrit gremçuar
Si yllësi më vete, nën qiell të pamat
Vjen, më shkarkon kujtimet, t’i nanuris ndër duar!

Fëmijëria ime mbet’ rendur, gjithë sokakëve
Me rrathë bërë prej teli, karrocë me kushineta
Me pantallona larë, arnuar vende vende
Me mellanoret thyer, mellan derdhur në fleta
A thua se po shkruanim refrenin e një kënge…

Fëmijëria ime mbet’ rendur, gjithë sokakëve
Q’andej po më thërret, por flokët më janë thinjur
Me atë njollë këmishës, mbetur nga xinë* e shkretë
Firmos këtu – më thotë, ngulmon si për të bindur
Se mua dot s’më fshin, as më harron dot lehtë!

Dhe qeshem gjithë më vehte… kur shkuan kaqe vite?!
Pastaj nis flas me të… si me të vetmin shok
Në pazëllin e jetës, je guri më i çmuar
As fshihesh, as harohesh, të dua s’e bëj dot…
Sa herë të dëshirova… me zemrën përvëluar!

 

Xinë*…. maja pene.

 

 

 

Më lini për pak, vetëm!

 

Më lini
Më lini për pak, vetëm!
Kaq kohë, sa mendimet të rreshtoj në radhë.
Dashuruar kam jetë, veç, me të vërtetën
E të zezës… s’desha kurrë, t’i them e bardhë!

Më lini
Më lini për pak, vetëm!
E dini, s’ju përkas, po kaq sa ju përkas
Pra, ju lutem miq, më lejoni të hesht
Më lejoni të hesht, kur nuk kam më pse flas!

Më lini
Më lini për pak, vetëm!
Kaq kohë… sa çdo kush ka nevojë
Të fshijë, të ndryjë, të grisë, të haroj
Ju lutem më lini,
mos m’a sterosni jetën!

Më jipni
Më jipni, po deshët, atë ç’ka kërkova
Më jipni atë, po nuk dëgjohet e marrë
Më lini një frymëmarje, si njeri të mar
Përndryshe… edhe këtë e harova!

Më lini,
Më lini për pak, vetëm!
Nuk kërkova kohë, mëkatet të laj
Kam vite rrëmoj, kërkoj të vërtetën
Dhe me ju t’a ndaj, mbaskëtaj!

 

 

 

Sot

 

Gjumit më zgjoi
një agim më i bukur!…
Sot,
këngëzogu nga gjumi më zgjoi.
Sot
përmbi qepallë
m’u ul lehtaz një flutur…
dhe agu më foli. Ç’doni më t’ju tregoj!
Sot
agu më tha nën pëshpërimë rrezesh.
Zgjohu! E djeshmja, s’të mban mend… të haroj!
Zgjohu – më tha… e nesërmja stë njeh!…
Hë, pra, më thoni: Ç’doni më t’ju tregoj?!
Ka vetëm një emër – më tha kjo jetë,
një emër ka jeta, në këtë botë, n’atë botë.
Lum kush e kupton, kjo është e vërtetë
Jeta, i dashur, sado e gjatë të jetë…
Shkruar ka në ballë emrin.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s